Connect with us

Kosovë

E mërkura shpallet ditë zie në Kosovë në nderim të Kadaresë

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare për vdekjen e shkrimtarit, Ismail Kadare.

Lajmin është bërë i ditur nga Zyra e Presidencës së Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare.

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, Thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani, në qershor të vitit të kaluar, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa, në gusht, Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Kosovë

MPB: Ndalohet ndezja e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim përmes së cilit ndalohet rreptësishtë ndezja e zjarreve të në të gjitha ambientet e hapura, përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion, piknik si dhe ndezjet e fishekzjarrëve.

Vendimin e bëri të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sot kemi marrë vendim përmes së cilit ndalohet rreptësishtë ndezja e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura, duke përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion, piknik si dhe ndezjet e fishekzjarrëve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sipas vendimit, ndezja e zjarreve është vepër penale dhe se shkelësit e këtij vendimi do të përballen me masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

MPB-ja i ftoi qytetarët që në rast të vërejtjes së zjarrit ose rrezikut për zjarr, të lajmërojnë organet kompetente në numrin emergjent 193 ose Policinë e Kosovës në 192.

Continue Reading

Kosovë

Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rremë

Published

on

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, deklaroi se alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm.

Sipas Gashit, personi i dyshuar për këtë kërcënim besohet se mund të ketë qenë nga një shtet jo mik, bazuar në theksin e të dyshuarit gjatë telefonatës që ka zhvilluar.

“Ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përket rezultateve nga vendi i ngjarjes. Do të vazhdojmë sa i përket prejardhjes së thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, me gjuhën angleze, me theks që mendojmë se është të shteteve jo-mike”, ka thënë kryeprokurori Zejnullahu.  

Ndërkohë është konfirmuar se  seanca konstituive do të vazhdojë nga ora 20:00

Continue Reading

Kosovë

Ministri Damka mohon akuzat për keqpërdorim të fondeve

Published

on

Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se ende nuk ka marrë ftesë nga gjykata dhe se nuk mund të komentojë për një dosje që nuk e ka parë, pasi u pyet për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”. 

Ai është shprehur i bindur se nuk ka pasur shkelje ligjore apo keqpërdorim të detyrës në punën e tij si ministër.

“Së pari unë si ministër në detyrë nuk kam marrë as një ftesë prej as një gjykate në Kosovë. Nuk mund ta komentoj pa e lexuar aktakuzën, kur e lexojmë aktakuzën, kur thirremi nga gjykata do të paraqitem me plotë vullnetin”, tha ai.

Damka shprehu shqetësimin për faktin që, sipas tij, dosja po komentohet nga parti opozitare dhe media, ndonëse nuk u është bërë ende e qasshme palëve të përfshira.

“Është shqetësues të elaborohet nga mediat, apo nga një parti e opozitës që ka elaboruar dosjen që ne nuk e kemi elaboruar. Por faktet dhe dëshmitë do t’i paraqesim në Gjykatë,” përfundoi ai.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi më 4 korrik se ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për keqpërdorim të mbi një milion eurove nga buxheti i shtetit, përmes subvencioneve të ndara gjatë periudhës 2020–2022.

Continue Reading

Trending