Connect with us

Kosovë

Rëndohet situata energjetike pas rënies së dy blloqeve të KEK-ut

Published

on

Prodhimi i energjisë elektrike në vend është rënduar ndjeshëm në 24 orët e fundit, pasi dy blloqe të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë ndalur për shkak të rrjedhjeve të ujit ndërsa dy të tjera tash e një kohë janë jashtë funksionit për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar.

Në njoftimin e KEK-ut bëhet e ditur se Blloku A3 i Termocentralit “Kosova A” i cili prodhon rreth 120 MW është ndalur mbrëmë në mesnatë (08.04.2025, ora 23:59), si pasojë e problemeve të ndjeshme me humbje të ujit dhe ndalja e këtij blloku është bërë për të shmangur defekte më të mëdha.  

Kurse mëngjesin e sotëm për arsye të ngjashme është ndalur edhe blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”, i cili prodhon rreth 250 MW por njëkohësisht edhe furnizon me ujë ngrohjen qendrore në Prishtinë.

Sipas KEK-ut, rikthimi në funksion i këtij blloku pritet të zgjasë rreth 48 orë.

Aktualisht në KEK janë duke u prodhuar vetëm 115 MW nga 900 MW sa është kapaciteti i tërësishëm i termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Kosovë

Presidentja Osmani fillon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani do të fillojë nga data 15 maj, një seri konsultimesh me liderë të subjekteve politike parlamentare rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit.

Ftesat për takim tashmë u janë dërguar partive politike dhe nga presidenca presin konfirmimin e pjesëmarrjes, ka njoftuar këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.

Ndërhyrjen e  presidentes Osmani për tejkalimin e ngërçit në konstituimin e Kuvendit, më 7 maj e ka kërkuar Partia Demokratike e Kosovës, pasi Presidentja që më 16 prill, si përgjigje në letrën e pranuar nga kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari, kishte shprehur gatishmëri për të ndihmuar procesin e krijimit të institucioneve bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Continue Reading

Kosovë

AAK-ja i drejtohet Kushtetueses për çështjen e votimit të fshehtë

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e formimit të komisionit për votim të fshehtë në seancën konstitutive të Kuvendit.

Kjo kërkesë për opinion të Kushtetueses, e paraqitur nga deputetë e AAK-së, u mbështet edhe nga deputetë të PDK-së dhe LDK-së, deklaroi deputetja Time Kadrijaj.

“E kemi dërguar në Gjykatë Kushtetuese për interpretim ndryshimin e votimit në mes të procedurave për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Kërkuam nga Gjykata Kushtetuese që kjo të trajtohet me prioritet, ndoshta edhe me një pezullim të përkohshëm, me një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa Gjykata me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”, tha mes tjerash Kadrijaj.

Kërkimi i një opinioni nga Gjykata Kushtetuese, për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, ishte i domosdoshëm, pasi sipas tij, dëmet nga bllokada që po i bëhet konstituimit të Kuvendit, ka edhe pasoja të rënda politike dhe ekonomike për vendin dhe shoqërinë.

“Në një situatë të tillë pa rrugëdalje, e vetmja derë na ka mbetur Gjykata Kushtetuese.

Prandaj sot, Grupi ynë Parlamentar me mbështetjen edhe të deputetëve të LDK dhe të PDK, i është drejtuar asaj për të saktësuar shkeljet kushtetuese në këtë proces dhe për të na dhënë zgjidhje se si të dalim nga ky ngërç.

Natyrisht deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili shpresojmë të jetë i shpejtë, kemi kërkuar masë të përkohshme që të ndërpritet shpërfytyrimi i Parlamentit me seancat qesharake e pa asnjë produkt!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

#

Continue Reading

Kosovë

Një 34-vjeçar ka vdekur dhe një 30-vjeçare është lënduar si pasojë e therjes

Published

on

Një burrë ka humbur jetën dhe një grua u plagos si pasojë e therjes me thikë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur pasditen e sotme në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë

Fillimisht sipas policisë ishte raportuar rasti për dy të lënduar, por më pas, në vendin e ngjarjes, është konstatuar vdekja e një burri 34-vjeçar, ndërsa një grua 30-vjeçare e lënduar, është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej  personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë”, thuhet në njoftimin e Policisë në Prishtinë.

Nga Klinika Emergjente u bë e ditur se gruaja e plagosur nuk ka pasur lëndime serioze dhe pas trajtimit është liruar nën përcjellje të policisë.

Continue Reading

Trending