Connect with us

Kosovë

Presidentja Osmani uron ShBA-të për Ditën e Pavarësisë

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përvjetorin e 249-të të pavarësisë .

“Nga populli më pro-amerikan në botë: Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi presidentja Osmani në Facebook, bashkangjitur me një video porosi për  miqësinë dhe ndjenjat e veçanta të popullit të Kosovës për popullin amerikan.

Kosovë

Në Merdarë sekuestrohen mbi 119 mijë euro të padeklaruara

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dalje të pikës kufitare në Merdarë ka sekuestruar mbi 119 mijë euro të padeklaruara në një veturë me targa të Serbisë dhe me drejtues e pasagjer me shtetësi serbe .

“Me datën 03.07.2025 rreth orës 21:30, në dalje të pikës kufitare Merdare, zyrtarët policorë kufitarë kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë të kontrollit, automjetin me targa të Serbisë me drejtues si dhe pasagjer meshkuj me shtetësi të Serbisë, pasi që fillimisht pasagjeri kishte deklaruar se posedonte 18 000 euro me vete.

Gjatë kontrollit të detajuar nga ana e policëve kufitarë dhe zyrtarëve doganorë, në vende të ndryshme: në trupin e drejtuesit të automjetit, në një çantë në ulësen e prapme, poshtë ulëses së pasagjerit dhe në kulmin e automjetit/panoramën lëvizëse janë gjetur gjithsej 119,180 (njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind e tetëdhjetë) euro, kartëmonedha (10, 20, 50, 100 dhe 200-she) të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të gjitha mjetet monetare të padeklaruara janë sekuestruar përkohësisht dhe u janë dorëzuar zyrtarëve doganorë për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm.

Continue Reading

Kosovë

SHBA-të riafirmojnë angazhimin për të ardhmen bashkë me miqtë kosovar

Published

on

Në shënim të përvjetorit të 249-të të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Mbretëria e Bashkuar, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka shkruar në X, duke riafirmuar angazhimin e tyre për një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë, “së bashku me miqtë tanë kosovarë”.

“Sot, Shtetet e Bashkuara festojnë frymën e patundur të lirisë, guximin e themeluesve tanë dhe forcën e demokracisë sonë.

Gjersa Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e 249-të të Pavarësisë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë — së bashku me miqtë tanë kosovarë”, shkroi Ambasada Amerikane në X.

Continue Reading

Kosovë

MSH: Masa mbrojtëse ndaj temperaturave të larta nga 3 deri më 10 korrik

Published

on

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka nxjerrë një rekomandim me masa dhe rekomandime për mbrojtjen e punëtorëve dhe grupeve të ndjeshme të popullsisë nga temperaturat e larta, të cilat parashikohen të shënohen në Kosovë gjatë periudhës 3 deri më 10 korrik.

Ministria bazohet në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Kosova po përballet me temperatura të larta deri në 36 gradë celsius gjatë kësaj jave.

Ndërkohë, pjesë të Evropës si Spanja dhe Italia po shënojnë mbi 40 gradë celsius në valën më të ashpër të të nxehtit këtë verë.

Sipas njoftimit, temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.

Ministria rekomandon që institucionet publike dhe private të përshtatin oraret e punës për të punësuarit, duke mundësuar orar fleksibil, fillim më të hershëm të punës në mëngjes ose punë nga shtëpia kur është e mundur.

Gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike duhet të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë ose të lejohen të punojnë nga shtëpia.

Gjithashtu, kërkohet të sigurohet ajrosje e mjaftueshme në ambientet e mbyllura të punës dhe të vendosen pika freskimi në hapësirat e jashtme, si dhe të garantohet qasje në ujë të ftohtë për punëtorët.

Ministria fton të gjitha institucionet që të respektojnë këto masa për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve dhe të grupeve më të rrezikuara gjatë kësaj vale të të nxehtit.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending