Connect with us

Kosovë

Në Kosovë janë 11 vatra aktive të zjarrit

Published

on

Në përditësimin e fundit të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent , bëhet e ditur se në gjithë vendin aktualisht janë 11  vatra të zjarrit.

Gjendja më e rënduar është në fshatrat Tugjevc dhe Gmicë të Kamenicës, ku për shkak të terrenit të vështirë për intervenim, është bërë kërkesë për angazhim të KFOR-it, për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e zjarrit.

“AME/MPB njofton se gjatë 12 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 72 vatra zjarri në vend. Nga to, 11 vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 61 vatra janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.

Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të ngushtë me Njësitë Zjarrfikëse, Qendrat Operative 112 dhe Policinë e Kosovës” thuhet mes tjerash në njoftim.

Kosovë

Janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për fëmijë

Published

on

Ministri nё detyrё për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, njoftoi se sot janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro pёr pensionistёt dhe fёmijёt.

Ditë më parë, qeveria nё detyrё e Kosovёs vendosi pёr ekzekutimin e pakos pёr pёrballje me inflacionin 2.0 e cila parasheh mbёshtjetje pёr pensionistë, fёmijё, lehona, student aktiv, punёtorё privat dhe për familjet nё nevojё.

Continue Reading

Kosovë

Shtesat prej 100 € për pensionistët dhe fëmijët ekzekutohen para festës së Bajramit

Published

on

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ekzekutimi i shtesave prej 100 € për pensionistët dhe fëmijët, do të bëhet me fillim të javës së ardhshme, mundësisht para festës së Bajramit.

Përmes një video-postimi, Murati tha se javën tjetër do të hapet aplikimi për masën e mbështetjes për studentët dhe punëtorët jashtë sektorit publik, ndërsa ekzekutimi do të bëhet pasi të përfundojë verifikimi i të dhënave.

Ai shtoi se të drejtën për të përfituar mbështetjen kanë studentët aktiv dhe të rregullt në vitin akademik 2025-2026, të gjithë të punësuarit në sektorin privat por dhe ata të ndërmarrjeve publike që nuk paguhen nga buxheti i shtetit e që fitojnë më pak se 1 mijë euro pagë mujore.

Continue Reading

Art & Showbiz

Ambasada e Francës uron regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për çmimin e fituar në Festivalin e Kanës

Published

on

Ambasada e Francës në Kosovë përmes një postimi, ka uruar regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për fitimin e çmimit SACD  në Festivalin e Kanës.

“Urime Blerta Basholli, regjisore dhe skenariste, & Nicole Borgeat, bashkë-skenariste, për suksesin e filmit DUA, i vlerësuar me SACD Award në edicionin e 65 të Semaine de la Critique – Cannes në Festivalin e Kanës .

Një sukses i madh për kinematografinë kosovare. Ju lumtë!” thuhet mes tjerash në postim.

Continue Reading

Trending