Connect with us

Ferizaj

Nxënësit e shkollës ”Zenel Hajdini” qepin maska për bashkëmoshatarët

Published

on

Kanë qepur afër 500 maska, ndërsa janë i duke qepur edhe 500 të tjera.  Janë nxënësit e profilit të tekstilit të shkollës së mesme profesionale “Zenel Hajdini” në Ferizaj, të cilët kanë prodhuar maska për nxënësit e kësaj shkolle, meqë ato janë bërë të domosdoshme në luftën kundër virusit COVID-19.

Festim Tahiri, i cili pasi të përfundoj shkollën e mesme pretedon të bëhet dizajner, thotë se po të kenë më shumë makina qepëse do të prodhojnë maska për të gjitha shkollat e Ferizajt.

”I kemi qepur 1 mijë maska, 500 për shkollën tonë, 500 për një shoqatë që i ka kërkuar, por po të kemi më shumë makina mundemi me prodhu maska edhe për shkollat e Ferizajt dhe më gjerë. Kështu që na duhen makina dhe materiale”, tha nxënësi Festim Tahiri.

Bjonda Krasniqi, profesoreshë e lëndës së dizajnit, tha se nxënësit në të njëjtën kohë po kryejnë dy punë, po prodhojnë maska, por edhe po ngriten profesionalisht.

“Ky projekt është financuar nga ”IPEDU” që na ka siguruar materialin e nevojshëm, ideja ka qenë e drejtorit të shkollës e mandej është  përkrahur edhe nga nxënësit. Është maskë dy-përdorimëshe, po ashtu mund edhe të pastrohet. Nxënësit janë shumë të përgatitur dhe janë duke punuar intensivisht.  Nxënësit janë duke u ambientuar edhe më shumë me makinën me këtë rast”, theksoi Krasniqi.

Krasniqi tregon se kanë filluar të kenë kërkesa edhe nga organizata të ndryshme që t’i furnizojnë me maska, por se u duhen materiale dhe makina shtesë.

“Kemi pasur edhe porosi nga një organizatë, gratë të cilat janë të prekura me kancer, ku ka qenë porosia mbi 200 maksa dhe i kemi kryer për dy ditë dhe i kemi dhuruar ato. Nëse ka donatorë që munden me na ndihmu me materiale ne mundemi me prodhu maska edhe për shkolla të tjera, por edhe për njerëz të vendeve të ndryshme të punës”, tregoi Krasniqi.

Profili i dizjanit është më i kërkuari nga nxënësit që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj shkolle.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Lëndohet një person në vendin e punës në Ferizaj

Published

on

Një person është lënduar të martën në vendin e punës në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa në vendin e ngjarjes kanë njësitet policore dhe inspektorati i punës.

Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë punës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për therjen e 16 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia ka identifikuar njërin nga tre personat që sulmuan dhe plagosën me thikë të miturin F.V. 16 vjeç, në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Sipas policisë, i dyshuari M.D., shtetas i Shqipërisë, është arrestuar sot rreth orës 12:30 në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj dhe gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Ndryshe, i mituri i plagosur rëndë, pas trajtimit fillestar në emergjencën e Ferizajt është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Continue Reading

Ferizaj

I mituri në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në Ferizaj

Published

on

Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se sulmi fizik ndaj viktimës ka ndodhur të dielën, në rrugën “Gjon Sereqi” rreth orës 15:10, derisa ende nuk dihet identiteti i sulmuesve.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending