Connect with us

Ferizaj

Nis Festivali i Muraleve në Ferizaj

Published

on

Në Ferizaj është hapur edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Muraleve. Ky festival i cili do të zgjasë 7 ditë, Ferizajt do t’ia shtoj edhe tri murale dhe disa grafite. ‘’Mural Fest’’ që çdo vit i sjell ngjyra të reja qytetit, sivjet ka temën ‘’Antikorrupsion’’.  Drejtoresha e këtij festivali Lebibe Topalli, tregoi arsyen e përzgjedhjes së kësaj teme.

‘’Në kohën kur jemi në prag të një tranzicioni në këtë rrugëtim të përbashkët, artistët po përpiqen që të bëjnë më të mirën në këtë rrugëtim jo të lehtë dhe përplot sfida, por shumë i domosdoshëm për të ardhmen tonë. Motoja e festivalit ‘’Antikorrupsioni’’ erdhi nga përditshmëria jonë mediatike dhe nga rrjedhat e Kosovës për të qenë pjesë e qarkullimit tonë të lirë si e gjithë Evropa. Të dashur mysafirë, ju artistë të vendit dhe ju ndërkombëtar, ju faleminderit që jeni pjesë e festivalit, ju ftoj që gjatë këtyre ditëve përveç punës me murale t’i eksplorojmë bashkërisht edhe bukuritë natyrore qe ka vendi ynë Kosova’’, tha Lebibe Topalli, drejtoreshë e Festivalit të Muraleve.

Në hapje të këtij festivali i pranishëm ishte edhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu, i cili u zotua se do t’i mbështes festivalet e tilla.

‘’Falë punës dhe angazhimit tuaj Ferizaj tashmë është një kryeqytet kulturor dhe padyshim se është një qytet kulturor si rezultat i shpirtit të madh artistik që ka qyteti i madh i Ferizajt, respektivisht njerëzit tanë të kulturës dhe të artit dhe nëse do të duhet të ndodhte një zhvendosje e një qendre politike nga Prishtina do të duhej të ndodhte pikërisht në Ferizaj sa i përket artit dhe këtu meriton një respekt secili nga ju që na bëni të ndjehemi mirë dhe që unë të jem kryetar i juaji, sepse kryetar i Ferizajt sot është nderë të jesh kur ke një komunitet të tillë artistik, por kur je kryetar i një komune si Ferizaj që është kryeqytet kulturor sigurisht se ke edhe përgjegjësi të shtuar dhe ke përgjegjësi të shtuara për të mbështetur festivale dhe për të mbështetur këta artistë dhe unë vërtet ndjehem i tillë, i obliguar dhe i përgjegjshëm  që edhe më shumë të mbajmë gjallë këto aktivitete edhe të shtojmë edhe më shumë këto aktivitete në nivele edhe më të larta për të vërtetuar atë çfarë thamë më herët se Ferizaj është kryeqendër kulturore’’, u shpreh Aliu.

Murali i parë në Ferizaj është realizuar në vitin 1967 në qendër të qytetit të Ferizajt, konkretisht në ballinën e hotelit ‘’Luboten’’. Ky mural i quajtur kamerieri u bë një ikonë që vazhdon të identifikojë qytetin tonë tash e 50 vite.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending