Connect with us

Ferizaj

”Metal Laçi” i del në ndihmë të riut që u braktis nga familja

Published

on

Rrallëherë ndodhë që punëdhënësi ta befasojë punëmarrësin në ditën e tij të lindjes.

Por, një gjë të tillë e bëri pronari i kompanisë “Metal Laçi”, Isa Laçi, i cili u përkujdes t’ia festoj ditëlindjen një punëtori të tij që e punësoi pak ditë më parë.

Ky djalë që i mbushi të 18-tat, vite më parë ishte braktisur nga babi tij biologjik nga Ferizaj, ndërsa pak vite më vonë atij i vdiq e ëma me të cilën jetonin në komunën e Gjilanit. Mospërkujdesja për të as nga të afërmit e tjerë bëri që ai të mbetej rrugëve duke kaluar natën kudo që e zinte terri.

Me të kuptuar këtë histori, pronari i ”Metal Laçi”-it,e punësoi menjëherë atë.

 “Para disa dite prej zyrës sociale më thirrën në telefon dhe më kërkuan se a ka mundësi me marrë një person në punë, në fillim refuzova, por më pas shkova në zyre të socialit dhe aty më pritën Dashurije Ahmeti dhe baci Musë, aty e pashë edhe një djalë që rrinte i vendosur në një kënd, aty më treguan se bëhet fjalë për këtë djalë që ishte nën moshën 18 vjeçare dhe pasi e dëgjova historinë e tij pranova ta punësoj, aty më tregun se ky fëmijë ishte pa ngrënë 3 ditë, madje ishte duke fjetur edhe nëpër bodrume, kështu që unë pranova ta punësoj në punishten time”, tha Laçi.

Laçi thotë se janë duke bërë përpjekje që këtij të riu t’ia sigurojnë edhe banimin.

“Restorant “Bolero” i ka ofruar strehim për disa netë derisa t’ia bëjmë një zgjidhje, ky fëmijë që nga sot llogaritet i ri tani e ka një vend pune, por duhet t’i sigurohet edhe banimi, unë kam bisedu me disa biznese ua kam treguar rastin dhe ata kanë pranu që me përkrah. Po ashtu, duhet të tregoj se kur  e kemi diskutu me shokë, i kemi tubuar disa të holla dhe me ato kemi shkuar në qendrën “Outlet” ku i kemi blerë veshmbathje djalit, por vlen të thuhet se këtu ka bërë mjaft zbritje edhe “Outlet”-i që e falënderojmë edhe atë”, tha Laçi.

Dashurije Ahmeti, zyrtare e Qendrës për Punë Sociale,  tregon se ky i ri ishte referuar tek ta nga policia,  ku vet ai kishe kërkuar ndihmë.

“Ky fëmijë nuk e ka njërin prind dhe për shkak se prindi tjetër gjendet në burg ky vet është lajmërua në polici, sepse nuk ka pas vendbanim, nuk ka pasur ushqim dhe ka kërkuar zgjidhje nga institucionet për çka jemi  fatlum që kemi arritur t’i dalim në ndihmë këtij djali të ri që sapo e festoi ditëlindjen. Falënderojmë “Metal Laçin”, hotel “Boleron” i cili që 7 ditë është duke e strehuar këtë të ri, tani dëshira jonë është t’i sigurojmë strehim të përhershëm dhe për këtë na duhet ndihmë nga donatorët“, tha Dashurije Ahmeti.

Para se t’i mbushte 18 vjeç, në kompaninë “Metal Laçi” ky i ri punonte vetëm 3 orë në ditë, ndërsa tani ai ka nënshkruar kontratë me orar rë plotë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending