Connect with us

Ferizaj

Murale të reja do t’i shtohen Ferizajt në kuadër të Festivalit të Muraleve

Published

on

Fasadat e pajeta dhe ngjyrë gri të qytetit të Ferizajt, viteve të fundit janë kthyer në vepra arti.

E gjithë kjo po bëhet në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Mural Fest”, i cili ka nisur të mbahet në qytetin e Ferizajt. Edhe në këtë edicion i cili është i pesti me radhë, nuk do të mungojnë muralet të cilat do t’i japin ngjyrë qytetit.

Drejtuesja e këtij festivali Lebibe Topalli, tha se edhe pse këtë vit do të punohet në gjendje pandemie, nuk ka munguar interesimi i artistëve të huaj për pjesëmarrje. Ajo njoftoi se këtë vit do të ketë më tepër punime sesa viteve të tjera dhe edicioni do të zgjat më shumë.

“Ne kemi dalë me publikim që jemi ”Mural fest” dhe ëorld projekt dhe kuratori  është nga Amerika i cili ka bërë përzgjedhjen e artistëve bashkë me ne,  janë 16 artistë këtu që sivjet kanë ardhur dhe ka nga Amerika, por edhe nga Evropa, po ashtu në mesin e këtyre artistëve është edhe një skulptor me emër i cili do të lë në vendin tonë një vepër artistike. Edhe pse është pandemi karakteristike është se ky edicion është më i madhi se të gjitha edicionet  e tjera, edhe pse i kemi anuluar takimet, mbrëmjet, por i kemi shtuar punëtoritë e ndryshme ku çdo ditë do të ketë ëork shop ku të rinjtë do të marrin eksperiencë nga artistët e huaj, ndërsa murale do të ketë më shumë se 6, ndër to mural është duke u bërë tek nënkalimi”, tha Topalli.

Topalli tregon për sfidat me të cilat po ballafaqohen këtë vit.

 “Përveç që është i kushtueshëm, festivali ka disa mjete specifike, më së shumti kemi probleme me lifte ose krane, artistët kërkojnë lifte dhe tek ne është problem me i gjetë, prandaj unë i falënderoj bizneset që po na dhurojnë lifte pa kompensime”, theksoi Topalli.

Ndër artistët  e huaj që kanë ardhur të realizojnë punime në Ferizaj është edhe Emilio Cerezo nga Spanja.

“Murali im nuk shpjegohet, sikurse muzika që nuk shpjegohet ashtu është edhe ky mural që jam duke e bërë. Këtu jam për herë të parë dhe ende nuk kam pas mundësi me pa këtë qytet, pasi nuk kam lëvizur shumë nga hoteli deri këtu, kurse sa i përket pandemisë nuk e kam pas problem pasi është njëjtë sikur në Spanjë”,tha Emilio Cerezo.

Tema e edicionit të sivjetmë është “Ndryshim”,  ndërsa pos muraleve dhe ëork shopeve, në kuadër të festivalit do të ketë edhe ekspozitë fotografie me temën e këtij edicioni.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending