Connect with us

Ferizaj

Mbahet debat publik, kryetari Aliu ankohet për borxhet e trashëguara

Published

on

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu bashkë me ekipin e tij, për dy orë rresht bashkëbiseduan me qytetarë të kësaj komune. Pas pesë muajve të qeverisjes, i pari i komunës mbajti tubimin e parë publik me qytetarë, me ç’rast  publikoi edhe projektet që përfshihen në kornizën  afatmesme buxhetore 2019-2021.  E para se Aliu të flas për këtë kornizë, për një orë u tregoi pjesëmarrësve të debatit se si e gjeti komunën. Duke akuzuar pushtetin e kaluar, Aliu përsëriti faktin që kjo qeverisje trashëgoi mbi 40 milionë euro borxhe, madje përmendi edhe disa nga kontratat më të këqija që, sipas tij, i la pushteti i Svarqës.

“Është kontrata me kiflet që qytetarit të komunës së Ferizajt i kushton 6 mijë euro në ditë, pra taksapaguesi i Ferizajt paguan 6 mijë euro në ditë për kiflet që shkojnë për nxënësit e këtushëm. Pastaj e kemi kontratën e sheshit të komunës, ku shpesh qytetarët ankohen pse ka mbet gropa para komunës.  Këtu mund ta shihni se ku ka shku paraja publike, ndërsa ne duhet të përballemi me pasojat e këtij projekti. Po ashtu kemi kontratën me ndriçimin publik e cila ka kaluar çdo masë të mundshme të lejuar financiare dhe obligimi nga ajo është vetëm mbi 1 milion euro”, tha Aliu.

Si njërën ndër sfidat më kryesore që Aliu përmendi në këtë tubim publik është Plani Zhvillimor Komunal. Ai u zotua se qeveria e tij do të punoj pa ndërpre që këtë dokument të rëndësishëm për komunën e Ferizajt ta zbatojë në harmoni me ligjin dhe në bashkëpunim me nivelin qendror.

“Ne jemi të detyruar pavarësisht vërejtjeve që kemi pasur, që kemi dhe që do të kemi, të zbatojmë dhe të punojmë sipas këtij plani, por gjithsesi në harmoni me ligjin dhe në bashkërendimin me ministritë që lidhen me këtë çështje, do të mundohemi që të japim zgjidhje  për situatat e caktuara që neve mund të na paraqiten si pengesë në kuptimin e zbatimit të vizionit tonë dhe implementimit të vullnetit tuaj”, tha Aliu.

E, derisa Agim Aliu para pjesëmarrësve shpalosi edhe projektet të cilat do të realizohen së shpejti në komunën e Ferizaj dhe vendimet që ky pushtet i mori gjatë këtij gjysmëvjetori të qeverisjes, ai u ndalë edhe tek korniza buxhetore për vitin  ardhshëm. Edhe këtu Aliu shprehu ankesa.

Për vitin 2019 buxheti i komunës së Ferizajt është 30 milionë e 934 mijë euro, është i përbërë nga grandi qeveritar në shumën prej 25 milionë euro dhe të hyrat vetanake prej 5 milionë eurosh. Shpërndarë nëpër kategori është kështu: paga dhe mëditje 15 milionë euro, në kategorinë e investimeve kapitale është 10 milionë euro, por dua të theksoj edhe njëherë se në gjithë këtë shumë prej mbi 10 milionë euro ne do të kemi mundësinë e futjes së projekteve të reja vetëm në vlerën prej 1 milion euro, e gjithë pjesa tjetër është borxh. Ka pasur tendenca që ne vetëm po ankohemi, por është gjallë ende ajo fjala latine që thotë se para fakteve edhe zotërit heshtin”, tha Aliu.

Pas fjalimit të gjatë të kryetarit, radha u erdhi atyre që ishin të ftuar. Kur qytetarët morën mikrofonin, disa prej tyre e lavdëruan kreun e komunës e disa patën edhe kërkesa konkrete. Dikush kërkoi që të funksionalizohet ujësjellësi në Greme, e dikush kërkonte trotuare për rrugën ‘’Astrit Bytyqi’’, që sipas tyre, u shkatërruan nga punët që po kryhen në ndërtesa të larta. Pati edhe vërejtje për kanalizimet atmosferike. E dikush u ankua që qeverisja aktuale po vazhdon njësoj si ajo që shkoi, në aspektin  e ndërtimeve të larta kolektive.

Kam disa vërejtje të mija sa i përket planifikimit hapësinor, konkretisht isha ndalë tek ndërtimet të cilat sipas meje janë duke vazhduar njëjtë si në të kaluarën pa kurrfarë kriteri dhe standardi, e të cilat kujtoj që në të ardhmen do të krijojnë lagje që s’do të prodhojnë banorë të përhershëm, por ata do të ikin nga ato”, tha Adnan Hashani.

“Ne si komunë prej 21 dhjetorit e deri më sot kemi lëshuar vetëm 3 leje, të gjitha lejet e tjera ndërtimore janë të trashëguara, por lejet tona janë dhe kanë me qenë të një standardi dhe planifikimi tjetër”, u përgjigj kryetari Aliu.

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, në këtë debat të parë publik që pati me qytetarë, u zotua se qeveria e tij do të jetë transparente dhe llogaridhënëse.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt apelon për kujdes në trafik shkaku i shembjes së mundshme të gurëve

Published

on

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që qarkullojnë në rrugët malore Shtërpcë-Brezovicë, Shtërpcë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit dhe Glliboçicë që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes.

Kushtet aktuale të motit me shi kanë shkaktuar rrugë të lagështa, dukshmëri të kufizuar dhe rrezik të shtuar për aksidente trafiku.

Po ashtu, në disa segmente të këtyre akseve mund të ketë shembje gurësh, rrëshqitje dhe pengesa të tjera, që mund të rrezikojnë qarkullimin e automjeteve.

Në këtë drejtim, Policia rekomandon që shoferët të respektojnë disa këshilla të rëndësishme për ngasje të sigurt:

– Mbani dritat e ndezura për të përmirësuar dukshmërinë dhe për t’u bërë më të vërejtshëm për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

– Zvogëloni shpejtësinë, pasi rrugët e lagështa kërkojnë distancë më të madhe për frenim të sigurt.

– Shmangni shpërqendrimet, sidomos përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.

– Mbani distancë të mjaftueshme nga automjetet përpara për të shmangur aksidentet.

Në këto rrugë malore, tregoni kujdes shtesë ndaj shembjeve të gurëve dhe pengesave që mund të paraqiten papritur në rrugë.

Policia Rajonale e Ferizajt rikujton se reshjet e shiut kërkojnë përgjegjësi dhe kujdes më të madh në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Trending