Connect with us

Ferizaj

Mungesa e mbrojtëseve përgjatë trotuarit rrezik për këmbësorët

Published

on

Punimet përgjatë hekurudhës në qendër të Ferizajt janë shndërruar në kërcënim serioz për qytetarët e kësaj komune.

Ecjet gjatë trotuarit në rrugën “Ahmet Kaçiku” janë bërë të rrezikshme për këmbësorët, meqë skaj tyre punëkryesit nuk kanë vendosur asnjë barrierë që do t’i mbronte kalimtarët që ecin andej. Qytetarët thonë se po ndihen të rrezikuar saherë që po kalojnë nëpër këtë trotuar.

“Më rrezik s’ka ku shkon, nëse rrëshqet menjëherë duhet me shku në spital, as nuk ka mbrojtëse as asgjë, për fëmijët duhet të kemi më së shumti kujdes, kjo i bie që nëse mundesh ta ruash vetën mirë, por nëse jo, shkon”, tha Bekim Kokollari, qytetar i Ferizajt.

“Rrezik ka qenë gjithmonë por tash edhe më shumë, duhet me vendos barriera, munden me rrëshqit fëmija, plaku mundet me thy ndonjë këmbë apo mundet edhe me vdekë krejt”, tha Veli Veliu, qytetar i Ferizajt.

“Boll rrezik i madh, nuk e di se çka janë duke bërë ama rrezik shumë i madh, nuk ka as mbrojtëse, unë i kam bërë afër 70 vite e për mua është mjaft rrezik”, tha Ramadan Ajeti nga Ferizaj.

Lidhur me këtë çështje, Tv Tema provoi të kontakoj me përfaqësues të ekzekutivit lokal, mirëpo kontakti me ta ishte i pamundur.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen tre të dyshuar për hajni në disa markete të Ferizajt

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar tre persona nën dyshimet se kanë kryer vjedhje në disa markete të Ferizajt.

Bëhet fjalë për katër raste të ndara vjedhjeje dhe atë në një shitore në rrugën “Brahim Ademi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Rexhep Bislimi”, si dhe në një shitore në fshatin Koshare.

Sipas policisë, pas një pune intensive hetimore në terren dhe analizimit të video-incizimeve, njësia e hetimeve në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe arrestojë kryesit e dyshuar të këtyre veprave penale. Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar  B.R. (61 vjeç), B.V. (44 vjeç) dhe K.R. (35 vjeç).

Vlera e produkteve të vjedhura është rreth 2,000 euro.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se të njëjtit kanë përdorur një veturë Audi A3 me targa vendore dhe se kanë vepruar në data të ndryshme gjatë muajit nëntor 2025 në territorin e Ferizajt. Po ashtu, ekzistojnë dyshime të bazuara se të dyshuarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje, për të cilat hetimet janë duke vazhduar.

Pas intervistimit nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

#

Continue Reading

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Trending