Connect with us

Ferizaj

Zharku e Ramadani takohen me qytetarë ferizajas

Published

on

Deputetët Lutfi Zharku dhe Valon Ramadani kanë mbajtur një takim publik me qytetarët e Ferizajt për të dëgjuar problemet të cilat i preokupojnë ata me qëllim të adresimit të tyre në institucionet kompetente. Megjithëse ishte paralajmëruar pjesëmarrja e 7 deputetëve, të pranishëm ishin vetëm Zharku e Ramadani. Edhe pse në numër të vogël, qytetarët pjesëmarrës paraqitën pyetje të ndryshme të cilat morën përgjigje nga deputetët prezent.

“Kërkoj nga deputetët përfaqësues që janë të regjionit të Ferizajt le të shkojnë në Qeveri dhe tek AKP-ja të hulumtojnë për obligimet që duhet t’i kryejnë për punëtorët e Fabrikës së Tubave”, tha një ish-punëtor i Fabrikës së Tubave.

“E bashkndjejë këtë shqetësim, pasi edhe unë jam i përjashtuar nga puna në vitin 1991 me masa të dhunshme prej fabrikës së çimentos, megjithatë janë disa çështje  që as qeveria e kaluar nuk ka mundur me i zgjidhë, ndërsa për qeverinë e tashme nuk mundem me fol pasi doket se kjo qeveri ka disa brenga të tjera jo brenga të qytetarëve por që do ta përcjelli me kolegë këtë çështje, këtë shqetësim të punëtorëve të fabrikës”, tha deputeti Lutfi Zharku.

“Qeveria ka ndarë një shumë prej 53 milionë euro për autostradë, ndërsa po ta dëgjosh qeverinë thonë se ne jemi duke shpëtuar buxhetin e Kosovës me dhënien e kësaj shume, kisha dashtë  që ish-ministri të përgjigjet për këtë”,tha Muhamet Çekini.

“Ai është një vendim kundërligjor dhe tash do të shihet në rezolutën e kuvendit se si do të vazhdoj, por nuk ka fije dyshimi me të gjeturat dhe sqarimet që janë bërë se ai vendim është arbitrarë që nuk ka bazë ligjore”, tha Zharku.

“Unë e kam një shqetësim sa i përket sigurimeve shëndetësore, ne prej çlirimit të Kosovës çdo qeveri që vjen në pushtet thirret në sigurime shëndetësore dhe punët asnjëherë nuk i kryn, ne sot kemi raste me sëmundje të ndryshme, kisha me i lut këta deputetë që mos të shëtitën nëpër kafe por të shkojnë nëpër spitale e t’i shohin se si ballafaqohen të sëmurët, e si ja dalin me barna”, tha një tjetër qytetar.

“Nuk mundemi me u livdu për këtë pikë, sepse në realitet situatën e kemi keq, në mandatin e kaluar kur ka qenë ministri Rrahmani është munduar jashtëzakonisht shumë kemi pas dy herë në qeveri vendimin për implementimin e  sigurimeve shëndetësore por është shtyrë dy herë”, tha Zharku.

“Në Kosovë më shumë është e siguruar vetura se njeri, sot pas 18 viteve dikush e gjuan fajin por deri sot ato parti që janë kanë në pushtet nuk kanë bërë asgjë për sigurimet shëndetësore”, tha deputeti Valon Ramadani.

Në këtë takim u adresuan edhe disa probleme të tjera që kanë të bëjnë me infrastrukturë, por edhe me ndotje të ambientit.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending