Connect with us

Ferizaj

Grainca: Mos rishikimi i buxhetit krijon ngërç financiar për komunat

Published

on

Mos rishikimi i buxhetit nga Kuvendi i Kosovës, për zëvendësministrin e financave njëherit këshilltarin e kryetarit të Ferizajt, Mustafë Graincën konsiderohet sanksionim i padrejtë për komunat. Grainca vlerëson se mos rishikimi i buxhetit është pengesë e madhe për një vit fiskal të Ferizajt, pasi sipas tij, platforma politike e kryetarit Aliu mbetet e pazbatueshme.

“Në këtë rast kemi një plan të buxhetit i cili është trashëguar nga pushteti i kaluar dhe pamundësia për të ndërhyrë në këtë plan e konsiderojmë se është diçka e jo e mirë për komunën dhe për qytetarët e qytetit tonë. Rishikimi i buxhetit mundëson ndërhyrjen në planin  buxhetor për gjashtë muajt fiskal aktual për shkak që kemi mundësi ta pasurojmë dhe ndryshojmë në korrelacion të platformës qeverisëse të kryetarit aktual të komunës. Në mungesë të rishikimit të buxhetit ajo platformë qeverisëse, ato projekte të zotuara të kryetarit Aliu në kuadër të programit zgjedhor nuk mund të inkorporohen në buxhetin vijues të vitit fiskal 2018 dhe çka po ndodhë po kalon një vit fiskal për një kryetar që ka mandat katër vjeçar dhe i cili s’po ka mundësi të realizoj projektet me të cilat ka marrë besimin e qytetarëve”, tha Grainca.

Derisa këshilltari i kryetarit Aliu konsideron se mos rishikimi i buxhetit për komunat është ngërç i një viti fiskal, në anën tjetër në cilësinë e zëvendësministrit të Financave, ai e arsyeton Qeverinë e Kosovës duke theksuar se mos rishkimi i buxhetit po ndodhë për shkak të një stabiliteti financiar të vendit.

“Nuk është definitive se a do të këtë apo jo rishikim, rishikimi i buxhetit ka pas ndodhë edhe në vitin 2017 me shumë vonesë për shkak proceseve politike. Sivjet absolutisht nuk është çështje politike as çështje votash, por thjesht nganjëherë duhet të sakrifikohet edhe në këtë mënyrë për t’u ruajtur një stabilitet financiar i vendit, kërkesat  e komunave janë duke u shqyrtuar për rishikim, por ende nuk dihet, gjasat janë më të mëdha që këtë vit mos të ketë fare rishikim”, tha Grainca.

Ndryshe, njohësi i fushës së financave Mustafë Grainca, ka vlerësuar se për një stabilitet të qëndrueshëm financiar të komunave, në Kosovë duhet të ndryshoj edhe orari i mbajtjes së zgjedhjeve. Sipas tij, koha e duhur për zgjedhje lokale është muaji maj, pasi që kryetarët e zgjedhur të atij mandati kanë mundësinë që për katër vite të qeverisjes ta kenë të sigurt planifikimin buxhetor sipas platformave të tyre politike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending