Connect with us

Ferizaj

Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e 24 vjeçares Valentina Ibrahimi

Published

on

Javën që shkoi  24 vjeçarja Valentina Ibrahimi nga Ferizaj u diagnostikua me leukemi akute.

Motra e saj Rigona Ibrahimi, tregon se Valentinës pa pritur iu shfaqën disa probleme shëndetësore për të cilat në fillim mjekët dyshuan që ishte infektuar me Covid-19, por fatkeqësisht pas analizave të bëra ajo u diagnostikua me leukemi akute.

“Si fillim mjekët në Kosovë kanë dyshuar për Covid dhe ka marrë terapi anti-Covid derisa ka fillu me iu përkeqësu gjendja dhe kur ka shku në Maqedoni e kanë parë që nuk është me virus dhe është kthyer në Prishtinë ku është pranuar në Klinikën Hematologjike ku aty i kanë bërë analiza më të thella dhe është vërtetuar se është me leukemi akute“, tha Rigona Ibrahimi.

Meqë shërimi i kësaj sëmundjeje nuk është i mundur në Kosovë, Valentina  është dërguar në Turqi, por që trajtimi i saj kap një kosoto shumë të lartë të cilën familja nuk mund ta përballoj, prandaj ata po kërkojnë ndihmë nga qytetarët vullnetmirë.

 “Të martën motra është pranuar në spitalin e Prishtinës, ka qëndruar vetëm dy ditë dhe pasi i është përkeqësuar gjendja jemi detyruar që me e nisë për në Turqi shkaku që ajo i ka humbur ndjenjat. Ajo nuk e di që është me leukemi, ne kemi bërë apel me na ndihmu, pasi nuk mundemi me përballu shumën që e ka kërkuar spitali dhe po kërkojmë që sado pak me na ndihmu qytetarët. Për momentin motrën e kemi në komë”, theksoi Ibrahimi.

Kostoja e trajtimit të 24 vjeçares në Turqi kushton rreth 200 mijë euro, ku 30 mijë euro janë ndarë nga Ministria e Shëndetësisë, e për të siguruar pjesën tjetër familja Ibrahimi po kërkon ndihmën e qytetarëve të cilët mund të kontribuojnë përmes xhirollogarisë bankare me numër  XK051504001007448572.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen katër të dyshuar për kanosjen e një personi në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka arrestuar 4 persona në dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftim bëhet e ditur se më datën 13.07.2026, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një ankues, M.B, i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga disa persona.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operative-hetimore nga njësitet reaguese dhe njësia e hetimeve, janë identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar në një lokal në Ferizaj, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar katër armë zjarri dhe sasi municioni.

Të dyshuarit: H.TH. ( 50 vjeç), SH.TH. (27 vjeç). E.B. ( 37 vjeç) dhe E.H. (27 vjeç), me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

#

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave konfiskohen 15 motoçikleta në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se brenda periudhës nga 6 – 12 korrik ka shqiptuar 26 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut dhe ka konfiskuar 15 motoçikleta.

Kjo pasi policia ka shtuar kontrollet në qarkullimin dhe drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.

Shumica e gjobave janë shqiptuar për shkelje të rregullave të komunikacionit, përfshirë drejtimin e motoçikletës pa regjistrim, pa patentë shoferi ose pa helmetë mbrojtëse, si dhe kundërvajtje të tjera.

Gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar edhe 15 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Continue Reading

Trending