Connect with us

Ferizaj

Në disa rrugë të Ferizajt ndryshon qarkullimi i automjeteve

Published

on

Komuna e Ferizajt ka vendosur që nga sot disa rrugë të qytetit të pësojnë ndryshime. Kështu në rrugën “12 Qershori” komunikacioni do të zhvillohet në të dyja kahjet duke filluar nga kryqëzimi i kësaj rruge me rrugën “Dëshmorët e Kombit”deri tek kryqëzimi me rrugën “Madeleine Albright”. Rrugët anësore që lidhin rrugën “Vëllezërit Gërvalla” me rrugën “Emin Duraku”, do të jenë rrugë ku qarkullimi do të zhvillohet në një kahje. Në rrugën “Rexhep Bislimi”, dy rrugët anësore ‘’Qamil Ilazi’’ dhe ‘’Shën Nënë Tereza’’ do të jenë rrugë ku qarkullimi i automjeteve do të zhvillohet në një kahje,  ku në rrugën ‘’Shën Nënë Tereza’’ hyrja do të bëhet nga rruga ‘’Rexhep Bislimi’’, kurse hyrja në rrugën ‘’Qamil Ilazi’’ do të bëhet nga rruga ‘’At Nikë Prela’’. Rruga “Rizah Goga” prej kryqëzimit të kësaj rruge me rrugën “Enver Topalli” e deri tek  kryqëzimi me rrugën “Avdyl Frashëri”, do të jetë rrugë një kahore. Hyrja në këtë rrugë do të bëhet nga rruga ‘’Enver Topalli.

Drejtori i Shërbimeve Publike Arben Halili, tha se këto ndryshime janë bërë me qëllim të lehtësimit të qarkullimit rrugor për shkak të punimeve të cilat pritet të fillojnë në zonën e qytetit.

“Të gjitha këto ndryshime kanë ndodhur për arsye të shumta, një ndër arsyet është fluksi i madh i qytetarëve që vinë nga diaspora si dhe punimet e ndryshme që do të ndodhin në disa rrugë, konkretisht në zonën e qytetit andaj e kemi pa të arsyeshme që paraprakisht të bëhet ky ndryshim i qarkullimit rrugor nëpër rrugët e komunës së Ferizajt, ta keni parasysh që rrugët një kahore paraqesin siguri më të madhe për qytetarët, andaj në rend të parë është siguria e qytetarëve, andaj kemi menduar se këto ndryshime do ta lehtësojnë sado pak këtë qarkullim të komunikacionit”, tha Halili.

Vendimin e qeverisë lokale nuk e mirëpritën qytetarët ferizajas. Ata thanë se i vetmi ndryshim që po bëhet nga pushtetet që po udhëheqin me Ferizajn, është ndryshimi i qarkullimit rrugor.

“Kjo rrugë është bërë si kryevepër e kryetarëve që vinë në pushtet, njëri e bën një kahëshe tjetri kur vjen dy kahëshe, fatkeqësi po ka këtu, nuk e di është shumë e udhës me qenë një kahëshe, por mendimi i tyre po shitet më shumë por pasoja ka me pas”, tha Musa Ramadani.

“Nuk është mirë hiç, s’ju ka metë tjetër sen veç m’i ndërru rrugët herë kështu herë ashtu’’, tha Bajram Qamili.

U bë e ditur se që nga fillimi i rrugës “Hamëz Jashari” deri tek ndërtesa e komunës  do të lejohet parkimi i automjeteve  me pagesë, ku menaxhimin  e parkingut do ta kryej ndërmarrja  “Ambienti”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Trending