Connect with us

Ferizaj

Nga 26 korriku deri më 4 gusht mbahet manifestimi ‘’Ditët e Diasporës’’

Published

on

Manifestimi tradicional ‘’Ditët e Diasporës” sivjet në Ferizaj do të mbahet nga 26 korriku deri me 4 gusht. Sipas drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani, për këtë manifestim kanë paraparë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.

“Disa nga aktivitetet që mund t’i ceki konkretisht fillojnë më 26 korrik ku bëhet hapja e ‘’Ditëve të Diasporës’’ dhe përfundojnë më 4 korrik dhe kemi konsideruar se në këtë periudhë vendlindja frekuentohet më shumë nga mërgimtarët, konkretisht hapja do të bëhet me një koncert për fëmijë, pastaj 27,28, dhe 29 korrik do të organizohet “Festa e Miqësisë” e cila organizohet me një bashkëpunim me kompaninë ‘’Conext’’, ndërsa do të kemi një aktivitet nga qendra “Tingujt e Zemrës” në Mirosalë, po ashtu tre ditë do të kemi eksponate nga muzeu i qytetit, po ashtu edhe tek ‘’Bifurkacioni’’, po ashtu do të kemi koloni artistike dhe ekspozitë për mërgimtarë, po ashtu edhe nga ‘’Mural Fest’’, është paraparë edhe një aktivitet letrar, po ashtu është paraparë edhe panairi me produkte ushqimore, tre ditorë, ndërsa panairin me veshje tradicionale do të organizohet tek ‘’Bifurkacioni”, tha Murati.

Murati tha se janë munduar të përgatisin aktivitete nga të cilat do të ndahen të kënaqur bashkatdhetarët.

“Kjo është agjenda që është paraparë për Ditët e Kulturës dhe unë shpresoj se nga kjo agjendë bashkatdhetarët tanë do të mbesin të kënaqur, jemi munduar qe t’u ofrojmë aktivitete sa më cilësore”, tha Murati.

Në agjendën me aktivitete të paraparë nga Drejtoria e Kulturës mungojnë aktivitetet sportive, për të cilat drejtoresha Murati tha se në anketimin e bërë vitin e kaluar mërgimtarët nuk kanë shprehur interesim për sport.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending