Connect with us

Kosovë

Shpejtim Bulliqi – zyrtarisht kryetar i Podujevës

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevës, të mbajtura me 29 nëntor 2020.
Sipas tyre, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur kryetari i Podujevës, pas fitorës bindëse pa balotazh, pasi mori 18 mijë e 286 vota, apo 51.9 %.
I dyti është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nexhmi Rudari, i cili mori 12 mijë e 627 vota, apo 35.8 %.
Ndërsa, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Fetahu u rendit i treti pasi mori vetëm 4 mijë e 341 apo 12.3 % të të gjitha votave.
Në zgjedhjet e së dielës votuan 34 mijë e 873 persona me të drejtë vote. Dalja në këto zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës ishte 40.76 %. Mandati i Bulliqit do të jetë deri mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme lokale në tetor të vitit 2021. Vlen të theksohet se deri në zgjedhjet e javës së kaluar, Podujeva është konsideruar si bastion i LDK-së, meqë kryetari i saj, Isa Mustafa, si dhe nënkryetari i parë i këtij subjekti, Agim Veliu janë me prejardhje nga kjo komunë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Enver Sekiraqa dënohet me 25 vjet burgim

Published

on

Enver Sekiraqa është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vjet burg për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza, në vitin 2007.

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, shpalli aktgjykimin dënues në seancën e sotme, në të cilën Sekiraqa nuk ishte prezent .

Ky është aktgjykimi i tretë në të cilin Sekiraqa dënohet për shtytjen e vrasjes së Rizës 17 vite më parë.

Për herë të parë, Sekiraqa ishte dënuar me 36 vite burgim në vitin 2016, kurse pas kthimit në rigjykim sërish në vitin 2019 u dënua me 20 vite burgim.

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burgim.

Continue Reading

Kosovë

Kosova shënon regres në lirinë e medias

Published

on

Në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, që u publikua më 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kosova ka shënuar rënie për 19 pozita dhe këtë vit renditet në vendin e 75-të nga 180 shtete.

Në raport thuhet se gjatë vitit të kaluar, gazetarët në Kosovë kanë qenë cak i sulmeve fizike “edhe pse sulmet po hetohen nga policia dhe prokuroria, rastet rrallë ndiqen penalisht.  Gazetarët kritikë shpesh janë subjekt i sulmeve që synojnë diskreditimin e tyre si nga Qeveria, ashtu edhe opozita, dhe ata e kanë të vështirë të kenë qasje në informacione publike”, thuhet në raport.

Gazetarët janë kërcënuar dhe ishin cak edhe i sulmeve fizike gjatë raportimeve nga veriu i Kosovës dhe gjendja e rritur e tensioneve atje.

“Mediat në gjuhën serbe, të cilat janë nën presionin e forcave politike serbe, janë ankuar për diskriminim në qasjen në informacione publike, veçanërisht në gjuhën e tyre, që është e drejtë kushtetuese për minoritetet”, thuhet në raport , ku gjithashtu potencohet fakti se mediat në gjuhën serbe përballen me sfida edhe më të mëdha, pasi disa prej tyre varen nga financimi  nga Serbia fqinje, ndërkaq mediat e pavarura nuk mund të mbijetojnë pa financim ndërkombëtar.

Në shumicën e rasteve, mediat private, përmes pronarëve të tyre, janë të ekspozuara nga ndikimi i grupeve të fuqishme politike apo atyre afariste.

Sipas të dhënave të prezantuara në raport, rënie kanë shënuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kështu, Shqipëria nga pozita e 91-të ka rënë në pozitën e 99-të, Bosnje e Hercegovina ka rënë nga pozita e 64 në pozitën e 81-të, Serbia nga pozita 91-të sivjet renditet e 98-ta, Maqedonia e Veriut nga vendi 36-të ka rënë në vendin e 38-të kurse  Mali i Zi ka rënë për një pozitë dhe renditet në vendin e 40-të.

Continue Reading

Kosovë

Pakot e cigareve dhe duhanit tash e tutje me ilustrime dhe porosi për efektet negative

Published

on

Të enjten ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit / mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.

Ky udhëzim bazohet në Ligjin për Kontrollin e Duhanit, dhe u nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë , aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.

“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Trending