Connect with us

Ferizaj

Shitësit ambulant protestojnë para komunës

Published

on

Gropës së famshme që ndodhet para komunës, afër iu shtuan edhe disa turistë. Që nga dje këtu po qëndrojnë disa shitës ambulant, duke e bërë këtë hapësirë t’i ngjajë një plazhe të vogël. Përveç mallit që ata kanë ekspozuar, këta shitës kanë vendosur edhe pankarta, përmes së cilave tregojnë se janë duke protestuar për diçka. Ata hallin e kanë tek inspektorët komunal, për të cilët po ankohen që nuk po i lejojnë të shesin në sheshin e qytetit, prandaj janë detyruar që këtë shqetësim ta shprehin në këtë formë.

“Ne kemi dalë me protestu për të drejtat e tona, e dimë që tregun e kemi, por për një muaj po kërkojmë që të shesim në sheshin e qytetit me nga një metër katror. Ne po kërkojmë të shesim vetëm një muaj për shkak të mërgimtarëve që kanë ardhë dhe po dëshirojmë ta shfrytëzojmë sezonën. Besoni nga këto të holla që mund t’i sigurojmë ne duhet të përgatitemi për dimër, duhet të sigurojmë drunjtë, turshitë dhe krejt çka lypen për dimër”, tha Avdyl Avdyli.

“Kemi dëshirë, por më shumë kemi nevojë që ta shfrytëzojmë sheshin për një muaj sezonë për shkak të bashkatdhetarëve tanë. Ne e kemi pranuar tregun vendin që na ka siguruar komuna, por ju lutem kuptona edhe neve që vetëm këtë sezonë e presim për të siguruar diçka për ta mbajt familjen. Këtu kemi dalë me protestu jo me punu, besoj që edhe kryetari do të na kuptoj që e kemi qëllimin vetëm për ekzistencë”, tha Naim Jashari.

Pamja  që kryetari i komunës mund ta sheh në çdo moment nga dritarja e zyrës së tij, nuk i ka pëlqyer as Agim Aliut, por ai tha se qëndrimin e këtyre shitësve e ka lejuar para komunës,  vetëm sa për ta respektuar protestën e tyre. Aliu theksoi se komuna nuk do ta rikthej vendimin që tashmë e ka për këta shitës, duke u shprehur këmbëngulës kundër qëndrimit të tyre në shesh as edhe për një muaj.

“T’u krijosh së paku tri mundësi punësimi, kjo më nuk ka të bëj me hallin, por ka të bëj me një mënyrë të të jetuarit të cilën ata e bëjnë. Prandaj unë kujtojë që ata duhet ta ndërrojnë këtë mënyrë. Kur kryetari i komunës është kujdesur që t’iu ofroj mundësi të punësimit si dhe një ambient ku ata mund të punojnë, atëherë ata duhet të zgjedhin njërën. Unë them se vendimi im është i pakthyeshëm dhe do u them edhe njëherë se kot protestojnë se s’kanë kurrfarë arsye, unë po e respektoj protestën për shkak të demokracisë, por sigurisht edhe kësaj proteste do t’i vie fundi. Unë nuk do të dorëzohem para asnjë presioni, jo vetëm për këtë çështje por për çfarëdo tjetër”, tha Aliu .

Megjithëkëtë, shitësit ambulant paralajmëruan se protestën e tyre do ta vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending