Connect with us

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohet i dyshuari për plaçkitje të këmbimores

Published

on

Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë një veprimi operativ në terren, mbrëmë në këtë qytet një person është arrestuar në flagrancë duke vjedhur në një këmbimore që gjendet në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.     

Sipas komunikatës zyrtare, rasti ka ndodhur  mbrëmë  rreth orës 23:55 minuta në Ferizaj, ku i dyshuari 33 vjeçar me iniciale B.B me forcë ka depërtuar në këmbimore  për të vjedhur dhe i njejti është arestuar në flagrancë nga patrullat policore të Ferizajt.

Si prova materiale te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 1 Laptop, 2 radiolidhje, 2 altoparlantë, 60 euro, 290 Lekë, 228 Denarë, 6 telefona të ndryshëm, 2 portofolë, 1 kaqavidë dhe 1 palë gërshërë.

I dyshuari në prezencë të avokatit ka pranuar në tërësi veprën e kryer, ndërsa rasti është iniciuar me procedurë të rregullt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending