Connect with us

Ferizaj

Drejtoria e Infrastrukturës e painformuar për aksionet e Inspektoratit Komunal

Published

on

Në fillim të këtij muaji, Inspektorati Komunal i Ferizajt kishte urdhëruar kompaninë e cila është duke i realizuar punimet në projektin “Bashkimi i Qytetit”, që të ndërpres përkohësisht punimet derisa të bëhet vlerësimi i rrezikshmërisë së rrëshqitjeve të dheut në pjesën e rrugës “Vëllezërit Gërvalla”, por përkundër kësaj punimet aty nuk u ndalën asnjëherë.

Edhe pse punojnë në të njëjtin objekt, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës në Ferizaj Arbër Bytyqi, thotë se nuk është në dijeni për këtë vendim të inspektoratit.

“Për këtë çështje duhet t’i drejtoheni Inspektoratit Komunal apo të Punës nëse ata kanë dhënë rekomandime të tilla, ata janë institucion i veçantë dhe i pavarur dhe ata duhet t’i marrin masat konform ligjeve në fuqi. Nuk na përket neve që të marrim masa për mosrespektim të një urdhërese të Inspektoratit. Unë nuk kam asnjë informatë zyrtare nga Inspektorati Komunal që të ndërprehen punimet, përndryshe sikur të kisha informatë të tillë do të urdhëroja kompaninë për ndërprerje të punimeve”, tha Bytyqi.

 E, teksa rreziku për shembjen e dheut në këtë vend ku po kryhen punimet po rritet ditë e më shumë, aty nuk janë vendosur pilot anësor të cilët do të parandalonin rrëshqitjen e dheut. Bytyqi thotë se nuk ka pasur kushte teknike për vendosjen e tyre.

“Në shumicën e projektit ku ka pasur mundësi të vendosen pilotë që janë të paraparë nga kompania janë vendosur, në zonën për të cilën po flasim fatkeqësisht ka qenë e pamundur vendosja e pilotëve për shkak të afërsisë së ndërtesave, përndryshe vendosja e pilotëve do t’i dëmtonte edhe ndërtesat përrreth dhe për këtë arsye nuk ka pasur mundësi teknike dhe për këtë nuk janë vendosur ato”, tha Bytyqi.

Këto komente drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, i bëri gjatë konferencës për media të cilën e kishte thirrur për të raportuar për punën e kësaj drejtorie gjatë këtij viti, ku tha se kanë realizuar  shumë projekte infrastrukturore në këtë vit duke premtuar  se projeket në të mirë të qytetarëve do të realizojnë edhe vitin e ardhshëm.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending