Connect with us

Ferizaj

Marketet gjobiten pasi punojnë

Published

on

Idriz Spahiu, pronar i marketit “Mandarina” në Ferizaj, është në hall se a ta mbaj të hapur marketin e tij pas orës 18:00,  apo ta mbyll atë. Ai thotë se përkundër vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që thotë se marketet e vogla lejohen të punojnë edhe pas orës 18:00, inspektorët dhe  Policia po i detyrojnë t’i mbyllin lokalet pas kësaj ore, duke i paralajmëruar edhe për gjoba.

“Edhe ne nuk po mundemi me u ra në fije, një ditë na e mbyllin, një ditë na e hapin. Punë nuk ka, shpenzime të mëdha kemi, me të vërtet jemi në hall. Para dy dite në mbrëmje erdhi një inspektor tha jam i ministrisë, tha kemi bërë gabime një herë iu kemi thënë hapne e tash mbyllne. Me të vërtet ne jemi në hall kështu. Mbrëmë unë s’kam punu, disa kishin punu, në anën tjetër qyteti është plot, kafeteritë ishin plot, a ne shitoret mbyll, ne këtu nuk kemi tavolina, edhe këtu është merre me vete, tek e fundit edhe ne po shërbejmë vetëm jashtë te dera“, tha Spahiu.

Policia e Ferizajt mbrëmë mbylli disa markete pa prezencën  e inspektorëve, gjë që nuk është e lejuar.

Lidhur me këtë, drejtori i Policisë për rajonin  Ferizajt Emin Beqiri, thotë se nuk është në dijeni për veprime të tilla,  por ato markete që janë mbyllur nga Policia mund të bëjnë ankesë.

“Në kuptimin e marketeve të vogla ato janë të lejuara, por realisht mbrëmë kemi pas informata se është numër i madh i qytetarëve në shesh dhe jemi detyruar që të intervenojmë, ndërsa tek marketet ne jemi në asistim të inspektorëve, përndryshe nëse  iu është mbyllur ndokujt marketi nga Policia ai market mund të bëj ankesë”, tha Beqiri.

E paqartë kjo situatë është edhe për vet Inspektoratin Komunal.

“Ne si Inspeksion Komunal kemi rënë në pozitë të palakmueshme pasi që kemi interpretime të ndryshme prej dy ministrive të ndryshme të Qeverisë së Kosovës. Fillimisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka dalë me një sqarim me të cilin e lejon punën pas orës 18:00 për marketet dhe ky vendim është shpërndarë tek marketet që kanë filluar të punojnë pas orës 18:00, në të njëjtën kohë Ministria e Shëndetësisë ka dalë me qëndrim se nuk duhet të punohet pas kësaj ore dhe kështu është krijuar konfuzion. Ne i zbatojmë urdhërat e Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, mirëpo inspektorët e AVUK-të po i zbatojnë urdhërat  e Ministrisë së Shëndetësisë që te bizneset është duke shkaktuar konfuzion pasi bëhet fjalë për të njëjtën qeveri me dy interpretime të ndryshme”, tha inspektori Besim Uruçi.

Uruçi thotë se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë  ka dhënë një sqarim të dytë të premtën pak para mesnate.

”Në ndërkohë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka dalë edhe me një sqarim të dytë diku para mesnatës të së premtes që mos të punojnë bizneset pas orës 18:00”, tha Uruçi.

Mbrëmë pas orës 18:00 shumica e marketeve të vogla në komunën e Ferizajt janë mbyllur detyrueshëm, disa nga policia e disa nga inspektorët ku nuk kanë munguar as gjobat në vlerë mbi 100 euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending