Connect with us

Ferizaj

Ferizaj: Përgjysmohet grupi i asamblistëve të LDK-së

Published

on

Grupi parlamentar i LDK-së në Ferizaj ka pësuar edhe një goditje gjatë ditën së djeshme, me rastin e aderimit të këshilltares komunale Yllkë Neziri  në Vetëvendosje.

Mbrëmë, përmes një postimi në Facebook, lideri i  Vetëvendosjes  Albin Kurti, vlerësoi se me aderimin e Yllkë Nezirit në këtë subjekt politik, grupi i asamblistëve të Vetëvendosjes në Ferizaj do të ketë një vlerë të shtuar.

Pas rreshtimit të pesë asamblistëve të LDK-së në krah të Vjosa Osmanit ditë më parë, dhe me aderimin e Yllkë Nezirit në Vetëvendosje, grupi parlamentar i LDK-së në Kuvendin Komunal të Ferizajt tani është përgjysmuar.  Nga 12 asamblistë sa numëronte ky grup para në jave, sot numëron 6. Deri tani në këtë grupacion politik kanë mbetur vetëm Muharrem Svarqa, Shkëlzen Selmani, Imri Hashani, Gëzim Kokollari, Bahrije Hyseni dhe Jehona Mustafa.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit, më 28 maj 2022 në Ferizaj.

Për vrasje, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hyseni dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Të njëjtit i konfiskohet në mënyrë të përhershme arma e markës “SAUER model 38H”, me një karikator me kapacitet prej 8 fishekëve, me të cilën armë kishte kryer veprën penale.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në Ferizaj u shqiptuan 1370 gjoba trafiku

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt në periudhën njԯ javore nga 22 deri më 28 prill 2024, ka shqiptuar 1370 gjoba trafiku derisa  ka hequr edhe 10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 29 aksidente, ku katër prej tyre ishin aksidente me lëndime, 18 persona të lënduar si dhe 15 aksidente me dëme materiale.

Continue Reading

Trending