Connect with us

Ferizaj

Mustafa: LDK-në e braktisëm në pamundësi të reformimit

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj ka mbetur me vetëm 6 asamblistë në Kuvendin Komunal, nga gjithsej 12 sa i kishte.

Burim Karameta, Balton Dërguti, Hesat Shatrolli, Ekrem Mustafa dhe Hysnije Mustafa-Shamolli, tashmë e kanë bërë publike largimin e tyre nga LDK-ja ku në mënyrë të hapur kanë shprehur përkrahjen ndaj iniciativës së Vjosa Osmanit për t’i hyrë garës zgjedhore me listë të veçantë.

LDK-në dje e braktisi edhe asamblistja tjetër nga ky subjekt Yllkë Neziri, e cila iu bashkua partisë së Albin Kurtit.

Ekrem Mustafa që është pjesë e të larguarve nga LDK-ja, thotë se janë munduar që të gjejnë kompromis për të mos e braktisur partinë, por një gjë të tillë nuk kanë mundur ta arrijnë me kryesinë e LDK-së së Ferizajt.

“Ne pas shumë përpjekjeve për unifikim të partisë, disa asamblistë e kemi marrë një iniciativë ku kemi biseduar me shumë aktivistë, anëtarë të kryesisë ku ne hasëm në vesh të shurdhër tek organet e LDK-së dhe ne në pamundësi të reformimit të partisë zgjodhëm ta takojmë Vjosa Osmanin që e ka pas të njëjtën përpjekje për ta ruajtur frymën rugoviane, por edhe ajo sikur ne ka hasur në vesh të shurdhër. LDK është kapur nga individë, anëtarësia mendon ndryshe, ndërsa shumica ndryshe, edhe elektorati e ka mendimin që të përkrahet Vjosa Osmani”, tha Mustafa.

Gëzim Kokollari, i cili më herët ishte pjesë e këtij grupi, siç ishte thirrur  për unifikimin e LDK-së në Ferizaj, tha se është distancuar nga veprimi i ish-kolegëve të tij partiak.

Kokollari thotë se ata i janë nënshtruar një euforie publike, për të cilën do të pendohen dhe do të kthehen përsëri aty ku ishin.

“Për fat të keq shpeshherë njerëzit brenda subjekteve politike nuk po arrijnë atë kompromisin që të jetojnë dhe bashkëveprojnë me konkurrencën politike, kjo vlen edhe për ata që janë brenda partisë politike për t’iu krijuar hapësirë njerëzve të rinj, por kjo vlen edhe për ata që kanë dalë nga subjekti politik pasi do të duhej të bëhej luftë brenda subjektit politik, kjo për të mirë të subjektit dhe qytetarit. Megjithatë, ne secilin prej tyre e vlerësojmë për kontributin që kanë dhënë. Partia politike është aktivitet i lirë politik që LDK nuk ka mekanizëm se si t’i ndalë përtej se t’iu ofroj hapësirën që ua ka ofruar deri më tani”, tha Gëzim Kokollari.

Deri më tani në Kuvendin Komunal të Ferizajt nga LDK-ja kanë mbetur vetëm Muharrem Svarqa, Shkëlzen Selmani, Imri Hashani, Gëzim Kokollari, Bahrije Hyseni dhe Jehona Mustafa.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit, më 28 maj 2022 në Ferizaj.

Për vrasje, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hyseni dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Të njëjtit i konfiskohet në mënyrë të përhershme arma e markës “SAUER model 38H”, me një karikator me kapacitet prej 8 fishekëve, me të cilën armë kishte kryer veprën penale.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në Ferizaj u shqiptuan 1370 gjoba trafiku

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt në periudhën njԯ javore nga 22 deri më 28 prill 2024, ka shqiptuar 1370 gjoba trafiku derisa  ka hequr edhe 10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 29 aksidente, ku katër prej tyre ishin aksidente me lëndime, 18 persona të lënduar si dhe 15 aksidente me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kërcënohet me jetë Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i  “AVONET”

Published

on

Drejtori Ekzekutiv i rrjetit të OJQ-ve, “AVONET”, Kenan Gashi, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë nga një palë e përfshirë në një rast që “AVONET” po e trajton në gjykatë.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi bëri të ditur se rasti i kërcënimit dhe kanosjes ndaj tij nga ana e personit Faredin Grainca, ndodhi mbrëmjen e së premtes, në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt,  por siç u shpreh Gashi, sulmi u parandalua falë zyrtarëve të Policisë që ishin të pranishëm në atë çast në vendngjarje.

Sipas Gashit, kërcënimet e sulmet e tilla janë shqetësuese për faktin se vijnë si rezultat i punës dhe aktivitetit publik të cilin e zhvillon në interes të përgjithshëm andaj edhe kërkon veprime të menjëhershme nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit për inicimin e procedurës penale këtij personi.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Ferizajt, major Qazim Reka, ka konfirmuar nisjen e hetimeve për këtë rast, për të cilin tha se është njoftuar edhe prokuroria dhe janë intervistuar të dyja palët.

Continue Reading

Trending