Connect with us

Ferizaj

Përurohet fusha e futbollit në Prelez të Muhaxherëve

Published

on

Banorët e fshatit Prelez të Muhaxherëve përuruan fushën e futbollit në këtë fshat e cila do ta mbaj emrin e veprimtarit tashmë të ndjerë Daut Vranovci. Kjo fushë futbolli e financuar nga familja Vranovci që jeton jashtë Kosovës, u tha se do t’i ndihmoj gjeneratat e reja për t’i zhvilluar talentet e tyre në këtë sport.

“Si fëmijë ne shumë e kemi dashur futbollin, por asnjëherë nuk kemi pasur kushte që të luajmë si duhet. Tani që janë krijuar kushtet dhe mundësitë ne kemi menduar për gjeneratën e re të këtij vendi. Ta gëzojnë këtë stadium meqë ne nuk kemi mundur”, tha Besim Vranovci, investitor.

Në përurimin e kësaj fushe futbolli i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili falënderoi familjen  Vranovci për këtë investim.

“Falë zemrës së madhe dhe falë një gatishmërie që ka treguar familja Vranovci  sot po bëhet ky stadium. Kjo është diaspora jonë, këta janë vëllezërit e motrat tona të cilët edhe pse nuk jetojnë në vendlindjen e tyre asnjëherë nuk e harrojnë atë”, tha Aliu.

Në këtë përurim u ndan mirënjohje për lojtarët e këtij fshati, të cilët kujtuan kohën kur kanë luajtur futboll në këtë hapësirë.

“Ne si ekip kemi luajtur qysh nga vitet 70-ta, mirëpo kushtet nuk kanë qenë që janë sot, uroj që gjeneratat e reja tani me këto kushte  të ecin përpara. Sot po më kujtohet kur kemi luajtur në këtë vend që ka qenë gropa-gropa e kemi luajtur edhe zbathur, e tash kjo kohë nuk mund të përshkruhet nga të mirat”, tha Qazim Reka.

“Këto kushte nuk i kemi pasur, na kanë ndjekë, na kanë maltretu, na kanë dënu gjatë okupimit derisa ne luanim, e sot po i harroj të gjitha ato vuajtje kur po i shoh këto kushte që janë bërë”, tha Kadri Lalinovci.

Kjo fushë futbolli familjes Vranovci i kushtoi më shumë se 30 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qendra e Ferizajt tashmë 8 orë pa energji elektrike, KEDS konfirmon djegien e kabllove

Published

on

Qendra e Ferizajt ka hyrë në orën e tetë pa furnizim me energji elektrike. Ndërprerja ka nisur rreth orës 12:00 dhe po vazhdon ende.

Sipas njoftimit të fundit nga KEDS, për shkak të mbingarkesës janë djegur kabllot e transformatorit në qytetin e Ferizajt, çka ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë.

Linjat e prekura nga ky defekt janë linja unazore 35 kV Ferizaj 3 – Ferizaj 2, si dhe linjat 10 kV: Banka 1, Banka 2, Banka 3, Ujëvara dhe Kazerma Ferizaj.

Nga KEDS bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmit, me qëllim të rikthimit të energjisë elektrike sa më parë. Ende nuk është dhënë një afat i saktë se kur pritet normalizimi i furnizimit.

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt mbi 4 orë pa energji elektrike

Published

on

Qendra e Ferizajt ka mbi 4 orë që është pa energji elektrike, ndërprerje kjo që ka nisur rreth orës 12:00. Sipas njoftimit online të publikuar nga KESCO, arsyeja e ndaljes së energjisë elektrike është një defekt teknik i tipit “Phase to Earth short circuit”.

Sipas informacioneve në terren, pa energji elektrike kanë mbetur disa nga rrugët kryesore të qendrës së qytetit, përfshirë rrugën Dëshmorët e Kombit, rrugën Ramadan Rexhepi dhe rrugën 12 Qershori.

Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga KESCO se kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Njoftimi në aplikacionin “E-KESCO”

Continue Reading

Ferizaj

Plagoset me armë zjarri një person në Ferizaj

Published

on

Një person ka mbetur i plagosur në Ferizaj, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili është në arrati.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën mbrëma, më 21.12.2025, rreth orës 23:43.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tre gëzhoja, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.  

I dyshuari që është në arrati është i njohur për organet e rendit dhe po kërkohet nga njësitë policore.

Prokurori i rastit ka urdhëruar fillimin e hetimeve për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Trending