Connect with us

Ferizaj

Prodhuesit vendor ankohen për mospërkrahje nga shteti

Published

on

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar pengesa të mëdha në funksionimin e ekonomisë gjatë këtij viti, duke bërë që të ketë falimentime të bizneseve, shtim të papunësisë, rënie të fuqisë blerëse dhe asaj prodhuese.

Kadri Lalinovci nga Ferizaj i cili udhëheq tri kompani prodhuese, thotë se po e përmbyllin vitin 2020 me rreth 20-30% më pak fitim sesa viteve të kaluara.

“Ka qenë një vit shumë i tmerrshëm, unë i përfaqësoj tri biznese, njëra që merret me shitjen dhe distribuimin e lëndës së parë për prodhimin e mobilieve, kemi rënie këtu 18%, në kompaninë tjetër që është fabrika për prodhimin e dyshekëve sivjet kemi pas rënie prej 27%, por punëtorët nuk i kemi larguar, pagat ua kemi dhënë me rregull përkundër vështirësive që i kemi pas, ndërsa në fabrikën tjetër që është e re e cila merret me prodhimin e shiritave vetngjitës nuk e dimë a kemi rënie apo ngritje sepse është fabrikë e re, por vështirësi financiare kemi pas“, tha Lalinovci.

Lalinovci thotë se gjatë këtij viti probleme kanë pas edhe për sigurimin e lëndës së parë.

“Më së shumti kemi pas problem me lëndë të parë, nuk kemi pas mjaftueshëm, çmimet janë ngritur brenda dy muajve, nuk po dihet se çka është duke ndodhur me lëndën e parë, askush nuk na ka ndihmuar, as qeveria, as komuna, përveç me forca tona, me kredia që po mbahemi”, u shpreh Lalinovci.

Lalinovci shpreson që në vitin e ardhshëm shteti t’i përkrah më shumë bizneset prodhuese.

“Dy vitet e fundit shteti pak na ka ndihmuar, doganën na e kanë larguar prej prodhimit  që është një plus për neve, po ashtu edhe TVSH-në nuk e paguajmë menjëherë por pasi ta bëjmë shitjen, e kjo është e njëjtë kryesorja ne e paguajmë,  përndryshe nuk ka ndonjë beneficion si me na mbrojt si prodhues vendor, p.sh fabrikën  e re që e kemi hapur prej Turqisë deri në Gjermani nuk ka këso fabrike, jemi vetëm ne, mirëpo nuk jemi jashtë konkurrence sepse nga jashtë munden me sjell me çmime shumë më të ulëta dhe neve si prodhues vendor nuk na mbron shteti jonë”, tha Lalinovci.

Sipas projeksionit të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia e Kosovës për këtë vit ka shënuar rënie -7.2%.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Visar Azemi kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt

Published

on

Visar Azemi është zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt.

Kandidatura e Azemit, i cili njëkohësisht  është edhe kryetar i degës së kësaj partie në Ferizaj,  u konfirmua në takimin e sotëm të kryesisë së LDK-së.

Në konferencën për media pas takimit të kryesisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur emrat që i kanë zyrtarizuar të jenë kandidatë për kryetarë të shumicës së komunave në zgjedhjet e 12 tetorit.

Abdixhiku tha se të gjithë emrat janë votuar pa asnjë kundërshtim e abstenim. Kështu, për kryetar të Prishtinës do të garojë Përparim Rama, për Lipjan Imri Ahmeti, për Obiliq Xhafer Gashi, për Fushë Kosovë Besnik Osmani, për Podujevë Ekrem Hyseni, për Drenas Gazmend Heta, për Vushtrri Xhafer Tahiri, për Mitrovicë Gëzim Plakolli, për Pejë Gazmend Muhaxhiri, për Istog Ilir Ferati, për Junik Ruzhdi Shehu, për Deçan Jeton Mushkolaj, për Dragash Behgjet Xheladini, për Prizren Driton Selmanaj, për Suharekë Ardian Shala, për Ferizaj Visar Azemi, për Shtime Kastriot Shabani, për Shtërpcë Valmir Ahmeti, për Viti Sokol Haliti, për Gjilan Arbër Ismaili, për Artanë Bajrush Ymeri, për Gjakovë Shefqet Shehu dhe për Rahovec Burim Krasniqi.

Sipas Abdixhikut, kandidatët për kryetar në Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë do të zyrtarizohen ditëve në vijim.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Trending