Connect with us

Ferizaj

Vjosa i rrëmben zemrat e Ferizajasve

Published

on

Kryetarja e inciativës “Guxo”, Vjosa Osmani, së bashku me disa kanditatë për deputet të listës së saj dhe të Lëvizjes Vetëvendosje ka qëndruar sot për vizitë në Ferizaj.
        Osmani, vizitën në këtë komunë e nisi në fshatin Prelez, ku u prit nga përkrahës të shumtë të saj në këtë fshat.  Këtu Osmani derisa u kërkoi që të votojnë listën e saj të përbashkët me Vetëvendosjen, tha se 14 shkurti do të jetë ditë e rizgjimit sikur që ishte ajo e viteve të 90-ta.
  “Nuk kemi ardhur me për me dhanë premtime megalomane por ajo që ju premtojmë është që do të bëjmë punë të ndershme e nuk do të keqpërodim besimin tuaj. Na  duhet një rizgjim sikur i viteve të 90-ta prandaj duhet të vendosim mes së ardhmes dhe të kaluarës”,tha Osmani.

Pas Prelezit, Osmani u takua edhe me simpatizantë të saj në fshatin Greme. Këtu, ajo u tha se nuk ka forcë që e ndal suksesin e referendumit derisa e kishte fjalën për listën e Vetëvendosjes, pjesë e së cilës është edhe ajo me kandidatët e listës së saj.
   “Nuk ka forcë që mundet me ndal suksesin e Kosovës. Jeni duke i pa zhvillimet e  fundit, por ju garantojmë se nuk mundenme bë asgjë,  sepse nuk ka forcë që mundet me ndal një popull të tërë, pasi jemi duke e parë të gjithë që vullneti i qytetarit është i qartë “, tha Osmani.
Gjatë vizitës së bërë në Ferizaj, Osmani vizitoi edhe disa biznese në Greme të Ferizajt, e nderoi me vizitë familjen e veprimtarit Hyzri Varoshi,  si dhe përuroi zyret e iniciativës së saj  “Guxo” në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending