Connect with us

Ferizaj

Kërkohet ndihmë financiare për të riun Fitim Mehmeti

Published

on

Fitim Mehmeti, pjesëtar i Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizaj, është diagnostikuar me leukemi akute.

 Në pamundësi të mbulimit të shpenzimeve të mëdha për shërim jashtë vendit, po kërkohet ndihmë financiare nga qytetarët.

Për shërimin e 25 vjeçarit nevojiten 130 mijë euro, kosto kjo e papërballueshme për familjen  e tij, prandaj paraditën e sotme Agon Zhinipotoku ka marrë iniciativë që përmes vullnetit të qytetarëve ferizajas  ta ndihmoj familjen Mehmeti për ta siguruar shumën e nevojshme për Fitimin.

 “Pas kërkesave të shumta kemi vendosur me marrë përsipër edhe rastin e Fitimit ku shuma që i duhet është 130 mijë euro, familja ka siguruar tashmë 30 mijë, po ashtu në llogarinë  e babit të tij sapo na lajmëruan se kanë arritur edhe 20 mijë euro, ndërsa tani ne synojmë që përmes organizimeve të ndryshme që do të bëjmë të arrijmë edhe 80 mijë euro dhe këtë shumë synojmë ta arrijmë deri të premten”, tha Zhinipotoku.

Derisa u bëjnë thirrje qytetarëve për ndihmë, familjarë të Fitimit tregojnë se nuk mund të humbasin shumë kohë, pasi gjendja  e tij sa vie e rëndohet.

“Fitimi është diagnostikuar që dy javë me leukemi akute, ai tashmë ka filluar me kimioterapi në Maqedoni, shëndeti i tij është shumë i rënduar, kemi humbur pak kohë pasi është mjekuar për tjetër gjë. U bëjmë thirrje qytetarëve që ta ndihmojnë Fitimin, edhe pse e dimë se janë ldodhur nga këto raste, por  ne nuk kemi rrugë tjetër çfarë të bëjmë. Fitimi nga nëntori është me shqetësime, është mjekuar një herë për COVID-19, por tani veçse është i diagnostikuar”, tha Jetmir Ilazi, familjar.

30 % të shumës totale familjarët thanë se janë duke u munduar që ta sigurojnë edhe nga Ministria e Shëndetësisë, por që gjastat janë të pakta meqë Fitimi nuk ka kryer  terapi mjekësore në Kosovë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending