Connect with us

Ferizaj

Pakënaqësi për ankesat e parashtruara në PZAP

Published

on

Lulzim Abazi i cili në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, por që nuk arriti të siguroj vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e Parlamentit, po akuzon Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që nuk i ka marrë parasysh ankesat e tij për vjedhje të votave.

“Fakt më i mirë se që ka ndodhë me rinumërimin që ka bërë vet KQZ-ja në disa vendvotime një prej tyre që ka qenë në Komogllavë klasa e katërt, në atë klasë janë 6 vota që janë zbuluar që më janë marrë mua dhe kanë shkuar për kandidatin tjetër, prandaj nuk e di se cili është fakti më i madh që ata vet e kanë konstatu që ka pas keqpërdorime kur është bërë numërimi i votave, prandaj fakti që aq shpejtë jemi thirr për me i tërheq vendimet mua më duket që fare nuk është marrë parasysh ankesa ime, madje kur është tërheq vendimi aty kanë thënë se nëse i pranojmë të gjitha ankesat atëherë nuk do të mund t’i certifikojmë zgjedhjet as për 6 muaj”, tha Abazi.

Ngjashëm shprehet edhe kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, Fadil Halili. Edhe Halili thotë se ka dorëzuar fakte që dëshmojnë se ka pasur manipulim me vota, por që PZAP-i i ka kthyer përgjigje negative.

“Unë i kam bërë tri ankesa në PZAP, por fatkeqësisht dje më janë përgjigjur negativisht duke thënë se nuk kam bazë, ndërsa bazë kanë qenë vet votuesit që i kam familjarë dhe  e kam sigurinë e plotë se ata kanë votuar aty. Po ashtu kam informacione edhe për dy vendvotime që është bërë shkelje shumë e rëndë. Në shkollën “Ahmet Hoxha” një kandidate Bulza Kuqi e Suharekës ka marrë 75 vota, ndërsa LDK-ja aty i ka pas 27 vota dhe kjo tregon se ka pasur shkelje të rënda, po ashtu në Prizren në bazë të informatave që kam marrë, aty i kam pasur 91 vota, ndërsa çuditërisht në rezultatin përfundimtar del që unë në Prizren i kam 18 vota dhe kjo dëshmon se është vjedhje e hapur e votës”, tha Halili.

Abazi e Halili thonë se janë të zhgënjyer nga vendimi i këtij institucioni, për të cilin kërkojnë të bëhet hetim i veçantë.

“Qëllimi i këtyre ankesave ka qenë që të kërkojmë që drejtësia të shkoj në vend, qëllimi jonë është të mësohemi që t’iu besojmë institucioneve siç është KQZ-ja dhe PZAP-ja dhe gjithë atyre që janë  të thirrur me çu drejtësinë në vend “, tha Halili.

“Është zhgënjim me të vërtet dhe derisa ne mos ta ndryshojmë mënyrën e numërimit të votave gjithmonë do të shkoj kështu dhe unë mendoj që është një gjë që duhet në të ardhmen të rishikohet se çfarë po ndodhë në KQZ, sepse atje nuk është duke funksionuar diçka“, tha Abazi.

Ankesë në PZAP ka bërë edhe kandidatja Saranda Musliu nga LDK-ja, të cilës i është kthyer ankesa e pabazuar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.

“Janë ndaluar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë,  substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë  me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë  me gaz  me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta  të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra  me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Trending