Connect with us

Ferizaj

Kërkohet përkrahje për personat me Sindromën Down

Published

on

21 marsi nuk është vetëm Dita e Pranverës, por edhe Dita Botërore e Sindromës Down.

E, meqë kjo datë sivjet i bie në ditë vikendi,  shoqata Down Syndrome Kosova në Ferizaj, ka vendosur që mos ta lë pa e shënuar ditën botërore të këtyre personave. Në hapësirat e kësaj shoqate në Ferizaj, gjatë ditës së sotme u organizuan disa aktivitete.

Udhëheqësja e kësaj shoqate Yllka Mani, kërkoi nga institucionet që të mendojnë më shumë për këtë kategori të shoqërisë.

“Sfida fillon tek fondet pasi aty është pengesa për të rritur kapacitetet tona, unë i bëj thirrje komunës që të ofroj mbështetje më të madhe, pasi disa shërbime që ne i japim këtu ka qenë dashur të jepen nga shteti, prandaj i ftoj institucionet dhe bizneset që t’i ndihmojnë këto shoqata”, tha Mani.

E, prindërit e fëmijëve me Sindromën Down theksuan nevojën e sigurimit të transportit për fëmijët që marrin shërbime në qendrën në Ferizaj.

“Transporti është nevojë shumë e madhe për prindërit, unë nga Vitia e kam sjell këtu vajzën time, tani jam zhvendosur në Ferizaj por i di vështirësitë, prandaj tani nuk është kërkesë e imja, por është kërkesë e prindërve të tjerë, nëse sigurohet transporti për prindërit është më e lehtë”, tha Behare Shaqiri.

Për nder të kësaj dite, nxënësit e klasës së katërt të shkollës  fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, kishin përgatitur disa mesazhe që u dedikohen fëmijëve me Sindromën Down.

“Mongolizmi quhet një mutacion gjenetik i veçantë tek njeriu tek i cili posedon kromozomin e 21. Është një çrregullim kromozomesh që vjen si rezultat i vonesës së zhvillimit fizik, intelektual dhe gjuhësor“, tha një nxënëse.

Ne duhet që të gjithë njerëzit t’i afrojmë afër nesh, mos t’i përqeshim e t’i ndajmë, ata janë si ne”, tha një nxënëse tjetër.

Mesazhe që synojnë ndërgjegjësimin e shoqërisë për personat me Sindromën Down, kishin përgatitur edhe vet ata që marrin shërbime në qendrën në Ferizaj.

“Ne kemi të drejta”, “Unë shkoj në shkollë”, “Unë punoj në kafeteri”, “Unë shkoj vet në punë”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohen katër bankënota të dyshuara nga 500 €

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se në një bankë janë dorëzuar katër bankënota në vlerë nga 500 €, të cilat dyshohet se janë falsifikuara.

Në raportin 24 orës, Policia ka njoftuar se kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim të mëtutjeshëm.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj –  Raportohet nga banka se kanë pranuar katër bankënota në vlerë nga 500 €, të cilat dyshohet se janë falsifikuara. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara për ekzaminime të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.”

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni:

Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

Tel: +383 49 172 170

E-mail: selimshabani@prisig-ks.com

  • *Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Trending