Connect with us

Ferizaj

Shtimi i 6 propozimeve të reja ngjall reagime në KPF

Published

on

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa të komunës së Ferizajt, u mblodhën sot për t’ia proceduar Asamblesë Komunale pikat  e rendit të ditës e që paraprakisht ishin planifikur 7 propozim-vendime. Por, në momentin e fundit  ekzekutivi i Ferizajt i propozoi Komitetit edhe 6 pika të tjera, në mesin e të cilave ndarjen e mjeteve financiare për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe propozimin për ndarjen e mjeteve për ndërmarjen ”Stacioni i Autobusëve” në mënyrë që të paguhen nga dy paga për punëtorët e kësaj kompanie.

Shtimi i këtyre pikave ngjalli reagimin e anëtarëve të Komitetit për Politikë e Financa.

“Vërtet nuk është serioze me propozu  pika të rendit të ditës jashtë propozimit të rregullt. 7 pika i kemi të përcaktuara në material dhe 7 të tjera propozohen të futen këtu, e të cilat nuk kanë fare rëndësi, është dashur me kohë me i propozu nëse janë urgjent. Mund të futet një ose dy pika, por kështu nuk ka asnjë kuptim, vërtet nuk është serioze sepse asnjëra nuk e ka me urgjencë”, tha Xhavit Zariqi nga AAK-ja.

“Sa i përket pikave që i kemi sjellë sot nuk mendoj që janë aq të parëndësishme. Nga ”Stacioni i Autobusëve” e kemi marrë me vonesë kërkesën e tyre që nuk ka mundur t’i realizoj pagesat e punëtorëve dhe komuna është aksionare e kompanive dhe duhet ta ndihmojmë, prandaj nuk kemi mundur në fillim me propozu”, tha Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtoreshë e Financave.

Dy propozime të tjera që ngjallën reagime ishin ato të Drejtorisë së Pronës për shpallje të interesit të përgjithshëm të një ngastre kadastrale në Rahovicë dhe një në Ferizaj.

“Ky propozim ka të bëj me shpallje të interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastale  674-0 zona kadastrale në Rahovicë me sipërfaqe 1 ari e 25. Është paralajmërimi i fundit se do t’i drejtohet gjykatës“, tha Sabri Murseli, drejtor i Pronës.

“Rruga Rahovicë-Kishnapole është projekt i ministrisë dhe ministria duhet t’i kryej kompensimet, nuk është dashur me pranu, unë po iu them që jeni duke i bërë punët shkel e shko, pse  me kompensu komuna?!”, tha Xhavit Zariqi.

Seanca e Kuvendit të Ferizajt do të mbahet pas 3 dite.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarës për vrasjen në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës A.R., për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 28 Qershor 2026, rreth orës 22:40 në Ferizaj, rruga, “Sejdi Sejdiu”, e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H., pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike në mes tyre, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasja”, nga neni 172 të KPRK-së.      

Ndërkaq, i dyshuari me iniciale M.B., që ishte ndaluar deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në rast, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është liruar.

Po ashtu, në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar edhe e dyshuara A.R., të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga viktima- tani i ndjeri (F.H.,) për të cilat ka marr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohen dy persona për vrasjen e 32 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50, në një banesë në rrugën “Sejdi Sejdiu”në Ferizaj, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë ndaluar për 48 orë.

Viktima është identifikuar me inicialet F.H., 32 vjeç, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është konstatuar një plagë që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë.

Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si dhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari M.B. është ndaluar për 48 orë. Po ashtu, edhe ndaj A.R. është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh, mirëpo ajo vazhdon të mbetet nën trajtim mjekësor në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Sektori i Hetimeve Rajonale, në koordinim dhe autorizim të prokurorit të shtetit, është duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton 240 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit është raportuar një aksident trafiku ku si pasojë u lëndua një person. Gjatë këtij harku kohor njësitet e trafikut kanë  shqiptuar gjithsej 240 gjoba për kundërvajtje.

Më së shumti janë shqiptuar gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 74 sosh dhe 48 të tjera për mosrespektim të shenjave të komunikacionit.

Po ashtu, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, policia ka konfiskuar  1 automjet, 4 skuterë/motoçikleta dhe 4 patentë shoferë.

Continue Reading

Trending