Connect with us

Ferizaj

Nga 960 punëtorë shëndetësor vetëm 415 u vaksinuan kundër COVID-19

Published

on

Procesi i vaksinimit në Ferizaj i nisur para 20 ditësh përfundoi sot. Kjo për faktin se u harxhuan 1560 dozat e vaksinave me të cilat ishte furnizuar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në këtë qytet.  

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri, tregon se Ferizaj u furnizua tri herë me vaksina gjatë muajit prill.

Ajo tha se ekipet mobile që nga data 20 prill kanë filluar të vaksinojnë pacientët e shtrirë nëpër shtëpitë e tyre, ku 39 prej tyre u vaksinuan.

“Furnizimi me vaksina anti-Covid është bërë me datën 1 prill, ashtu që kemi startu me 3 prill me stafin shëndetësor të sektorit publik dhe privat. Pastaj u vazhdua me planin e vaksinimit shtetëror me të moshuar mbi 80 vjeç të ndarë nga tre ditë, pastaj mosha 75 deri në 79. Sot është dita e fundit, janë dozat e fundit të vaksinave prej numrit të përgjithshëm të vaksinave 1560 vaksina”, tha Ymeri.

Ferizaj në listën e vaksinimit kishte 960 punëtorë shëndetësor, por nga ta vetëm 409 janë vaksinuar në Kosovë, kurse 6 të tjerë kanë marrë vaksinën e ofruar nga Shqipëria.

Rreth numrit të ulët të vaksinimit të stafit shëndetësor, Ymeri tregon se çka ka ndikuar në hezitimin e tyre.

“Me thanë të drejtën në fillim ka pas hezitim më të shprehur. Vet fakti që në disa shtete është pezullu dhënia e vaksinës Astra Zeneca ka ndiku që të prolongohet marrja e kësaj vaksine tek disa punëtorë shëndetësor. Megjithatë bujë të madhe për sensibilizimin e punëtorëve shëndetësor kanë dhënë grupet të cilat kanë shku në Kukës, ai grupi e parë.  Disa nga punëtorët shëndetësor veçse e kanë kaluar koronavirusin dhe disa të tjerë kanë qenë pozitiv gjatë kësaj kohe”, tha ajo.

Edhe pse nuk dihet saktë se kur Kosova do furnizohet përsëri me vaksina kundër koronavirusit, pritet që ato të shpërndahen në bazë të numrit të banorëve të secilës komunë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qendra e Ferizajt tashmë 8 orë pa energji elektrike, KEDS konfirmon djegien e kabllove

Published

on

Qendra e Ferizajt ka hyrë në orën e tetë pa furnizim me energji elektrike. Ndërprerja ka nisur rreth orës 12:00 dhe po vazhdon ende.

Sipas njoftimit të fundit nga KEDS, për shkak të mbingarkesës janë djegur kabllot e transformatorit në qytetin e Ferizajt, çka ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë.

Linjat e prekura nga ky defekt janë linja unazore 35 kV Ferizaj 3 – Ferizaj 2, si dhe linjat 10 kV: Banka 1, Banka 2, Banka 3, Ujëvara dhe Kazerma Ferizaj.

Nga KEDS bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmit, me qëllim të rikthimit të energjisë elektrike sa më parë. Ende nuk është dhënë një afat i saktë se kur pritet normalizimi i furnizimit.

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt mbi 4 orë pa energji elektrike

Published

on

Qendra e Ferizajt ka mbi 4 orë që është pa energji elektrike, ndërprerje kjo që ka nisur rreth orës 12:00. Sipas njoftimit online të publikuar nga KESCO, arsyeja e ndaljes së energjisë elektrike është një defekt teknik i tipit “Phase to Earth short circuit”.

Sipas informacioneve në terren, pa energji elektrike kanë mbetur disa nga rrugët kryesore të qendrës së qytetit, përfshirë rrugën Dëshmorët e Kombit, rrugën Ramadan Rexhepi dhe rrugën 12 Qershori.

Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga KESCO se kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Njoftimi në aplikacionin “E-KESCO”

Continue Reading

Ferizaj

Plagoset me armë zjarri një person në Ferizaj

Published

on

Një person ka mbetur i plagosur në Ferizaj, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili është në arrati.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën mbrëma, më 21.12.2025, rreth orës 23:43.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tre gëzhoja, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.  

I dyshuari që është në arrati është i njohur për organet e rendit dhe po kërkohet nga njësitë policore.

Prokurori i rastit ka urdhëruar fillimin e hetimeve për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Trending