Connect with us

Ferizaj

Komiteti për Politikë dhe Financa diskuton raportin financiar Janar-Mars 2021

Published

on

Mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Ferizajt ishte paraparë të fillojë në orën 10:00, mirëpo për shkak të vonesës së anëtarëve, kjo mbledhje filloi me 10 minuta vonesë.

Megjithatë përsëri pati mungesa. Xhavit Zariqi nga AAK-ja nuk mori pjesë në këtë mbledhje.

Të pranishmit në mbledhje kaluan pesë pikat e para të rendit të ditës me votim unanim, propozime këto që përfshinin edhe zëvendësimin e një anëtari të Komitetit për Komunitete, pasi që ishte në kundërshtim me Ligjin për Barazi Gjinore.

Drejtoresha e Financave në Komunën e Ferizajt, raportoi para këtij komiteti për raportin financiar të Komunës gjatë periudhës janar-mars 2021.

Sa i përket realizimit të të hyrave gjatë periudhës Janar-Mars gjithsejt janë inkasuar të hyra prej 1 milion e 250 mijë e 423 euro e 51 cent, ku krahasuar me vitin 2020 ka një rritje prej 38.11%.  Plani për vitin 2021 është realizuar me 28.11%. Vlera e inkasuar është në kufijtë e planifikimit, mirëpo duke pasur parasysh pandeminë besojmë që në muajt në vazhdim do të kemi edhe të hyra më të larta për shkak të lirimit të masave. Sa i përket shpenzimeve të buxhetit të Komunës për këtë tre muajsh u shpenzuan 7 milionë e 616 mijë e 279 euro e 21 cent apo 21.90% e buxhetit”, tha ajo.

Raporti financiar u konsiderua i mangët nga Shkëlzen Selmani i LDK-së.  Selmani kërkoi që të hyrat dhe shpenzimet të dihen se nga po shkojnë dhe nga po hyjnë të paktën në vija të trasha, e jo vetëm të raportohet se ka shpenzime e të hyra pa u ditur nga vijnë ato.

“Shpenzimi i buxhetit nga granti qeveritar është në kufi, 26.40% është tamam qysh duhet me qenë, por shpenzimi nga të hyrat vetanake është shumë i ulët, është 10%. Pse po ndodh kjo? A po ndodhë sepse gjithë në fund të vitit pastaj me lënë një pjesë të të hyrave vetanake që me i bartë në vitin tjetër, apo që tash ndoshta edhe koha e fushatës, që gjatë fushatës me i harxhu ato mjete vetanake?… Tek komunalitë p.sh, unë se besoj që arsimi ka shpenzime më pak komunali se administrata dhe personeli. Ne e dimë se cilat shpenzime janë të komunalisë, hyjnë uji, mbeturinat, rryma e këto. Arsimi, thotë këtu, për tre muaj i ka harxhu 21 mijë euro, kurse administrata dhe personeli 114 mijë euro. Unë e di që më shumë ka shkolla sesa objekte të komunës. Më shumë harxhojnë ujë e rrymë shkollat sesa objekti i komunës. Të hyrat vetanake të vitit të kaluar ende nuk janë bartë, muaji i katërt është tash. Sa mjete janë nga viti i kaluar? Muaji i katërt është e hala si kemi bartë ne si Kuvend, pse me u vonu kaq shumë?”, u shpreh Selmani.

Kurse, Arian Imeri i PDK-së shfaqi shqetësimin e tij rreth të hyrave nga bizneset.

“Shqetësuese është të hyrat tek kategoritë e bizneseve, të hyrat nga qiratë, por edhe taksat e bizneseve dhe pagesat në lidhje me automjetet që lidhen me biznese dhe me qytetarë, kryesisht kemi rënie tek këto kategori. Shpresoj që edhe Qeveria që e ka përgjegjësinë më të madhe për me i ndihmu bizneset që me u përmirësu performanca edhe në këto kategoritë tjera”, tha Imeri.

Ndërkaq, drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, tregoi se për çështjen e pagesës së qirave nga bizneset nuk u kanë bërë presion për shkak të pandemisë. Ajo tha se raportet e detajuara të të hyrave dhe shpenzimeve janë publike dhe se mund të shtypen dhe t’u dërgohen anëtarëve të Komitetit.

“Në raport vërehet që kemi realizim të të hyrave vetanake në nivel, sipas planifikimit, megjithatë shpenzimi i të hyrave vetanake nuk është bërë në nivelin e duhur, jo për shkak të fushatës, por projektet kapitale fillojnë realisht të implementohen në pranverë, varësisht siç është edhe moti. Për t’u paguar ato projekte duhet që të kryhen punët dhe të përfundohen, për këtë arsye edhe tek shpenzimet kapitale të hyrat vetanake janë të shpenzuara në nivel më të ulët. Po ashtu raporti është janar-mars për realizim të të hyrave, ndërkaq komplet muajin mars si alokim e kemi kërkuar në muajin prill dhe nuk ka hyrë si shpenzim i këtij tre mujori. Për të mos iu mbetur borxh edhe tek komunalitë u fol si çështje. Pse kanë shpenzuar më pak arsimi dhe shëndetësia se administrata dhe personeli? Shkolla dhe QMF ka më shumë se objekte të komunës, por ne si administratë komunale e kemi përsipër edhe ndriçimin publik ta paguajmë. Fatura e ndriçimit publik vie diku 40 mijë deri në 60 mijë euro në muaj”, sqaroi ajo.

Raporti financiar për periudhën janar-mars iu procedua Kuvendit Komunal, mbledhja e së cilit do të mbahet me datë 30 prill.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Visar Azemi kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt

Published

on

Visar Azemi është zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt.

Kandidatura e Azemit, i cili njëkohësisht  është edhe kryetar i degës së kësaj partie në Ferizaj,  u konfirmua në takimin e sotëm të kryesisë së LDK-së.

Në konferencën për media pas takimit të kryesisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur emrat që i kanë zyrtarizuar të jenë kandidatë për kryetarë të shumicës së komunave në zgjedhjet e 12 tetorit.

Abdixhiku tha se të gjithë emrat janë votuar pa asnjë kundërshtim e abstenim. Kështu, për kryetar të Prishtinës do të garojë Përparim Rama, për Lipjan Imri Ahmeti, për Obiliq Xhafer Gashi, për Fushë Kosovë Besnik Osmani, për Podujevë Ekrem Hyseni, për Drenas Gazmend Heta, për Vushtrri Xhafer Tahiri, për Mitrovicë Gëzim Plakolli, për Pejë Gazmend Muhaxhiri, për Istog Ilir Ferati, për Junik Ruzhdi Shehu, për Deçan Jeton Mushkolaj, për Dragash Behgjet Xheladini, për Prizren Driton Selmanaj, për Suharekë Ardian Shala, për Ferizaj Visar Azemi, për Shtime Kastriot Shabani, për Shtërpcë Valmir Ahmeti, për Viti Sokol Haliti, për Gjilan Arbër Ismaili, për Artanë Bajrush Ymeri, për Gjakovë Shefqet Shehu dhe për Rahovec Burim Krasniqi.

Sipas Abdixhikut, kandidatët për kryetar në Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë do të zyrtarizohen ditëve në vijim.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Trending