Connect with us

Ferizaj

LDK nis procesin e zgjedhjes së kandidatit për kryetar të Ferizajt, zyrtarizimi në fund të qershorit

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj ka nisur procedurat për nominimin e kandidatit për kryetar të komunës dhe për asamblistë.
Gjatë ditës së djeshme kjo parti mbajti mbledhjen e Kryesisë ku disa anëtarë të saj shprehën dëshirën e tyre për të kandiduar për të parin e Ferizajt.
Personat të cilët shprehën interesimin e tyre janë: Bahrije Hyseni, Valon Halimi, Flamur Istrefi dhe Shpëtim Sojeva.

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj Muharrem Svarqa, se procesi i kandidimeve për të parin e Ferizajt nga ky subjekt politik sapo ka filluar dhe se ende nuk ka asgjë përfundimtare.


“Kemi një hapje ndaj çdo prurje të re, ndaj njerëzve me kredibilitet dhe autoritet, ndaj figurave përfaqësuese dhe të pakontestuara politikisht. Figurat e tilla, ditëve dhe javëve në vijim do të konsultohen, por përpjestimisht brenda kryesisë së degës kanë shprehë interesim, por kjo është vetëm brenda kufijve të interesimit dhe dëshirave dhe disa kandidatë që janë veprimtarë të devotshëm të Lidhjes Demokratike. Ne në fazat e ardhshme do të bisedojmë, jo vetëm për këta kandidatë, por ndoshta edhe për të tjerë. E rëndësishme është që ne nuk kemi marrë asnjë vendim, kështu që qytetarët do ta dijnë që LDK akoma nuk e ka kandidatin e vet për zgjedhjet komunale”, tha Muharrem Svarqa, kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj.


E, Valon Halimi, njëri nga anëtarët e LDK-së i cili ka shprehur ambicie për të kandiduar për të parin e Ferizajt, tregon se si po shkon procesi i përzgjedhjes së kandidatit brenda LDK-së.

“Dje veçse e kemi shpallur kandidaturën, realisht nominimin për kandidatë dhe në kryesinë e degës dhe strukturat e saj presim për të marrë besimin e tyre tutje për të qenë jo vetëm të nominuar, por edhe për të qenë kandidat potencial dhe shumë serioz për ta përfaqësuar LDK-në në zgjedhjet lokale të ardhshme”, theksoi Valon Halimi, LDK.


Ndërsa, kryetari i LDK-së në Ferizaj Muharrem Svarqa, duke treguar kriteret që duhet të plotësojë një kandidat për të marrë kandidaturën, thotë se vet nuk do të kandidoj për këtë post.


“Kriteret natyrisht lidhen me devotshmërinë ndaj LDK-së, përkushtimin, disiplinën, të gjithë ata që kanë punuar për LDK-në, ata që nuk e kanë shantazhuar partinë për interesa të ngushta personale ose grupore dhe të gjithë ata që fitoren e LDK-së e kanë përjetu si fitore të tyre personale edhe nëse personalisht nuk kanë qenë përfitues të LDK-së”, tha ai.


Kurse Halimi, i cili ndonëse thotë se edhe nëse nuk kandidohet për kryetar nga LDK do ta mbështesë cilindo që del si kandidat, tregon pse është pikërisht ai që duhet të kandidohet.


“Unë jam njëri nga qendërstarët e degës së LDK-së në Ferizaj. Jam njëri nga njerëzit që ka kontribuuar në rritjen e LDK-së në faza të ndryshme. Jam njëri nga ata që nuk e kam kushtëzuar asnjëherë partinë dhe nuk kam devalvuar dhe keqpërdorur LDK-në. Tani e pashë momentin dhe momentumin e duhur që të jap kontributin tim për të përfaqësuar në nivel komunal LDK-në dhe duke e lidhë interesin qytetarë me programin e LDK-së dhe ashtu do të jetë program që gërshetohet me interesat e qytetarëve që do të ketë për bazë mirëqenien dhe rritjen e cilësisë në arsim e shëndetësi, shërbime publike e projekte infrastrukturore, por edhe duke mos e lidhur jetën e qytetarëve shumë për betonin”, tha Valon Halimi.


Kandidati për kryetar të Ferizajt nga LDK pritet që të zyrtarizohet më së voni në fund të muajit qershor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt apelon për kujdes në trafik shkaku i shembjes së mundshme të gurëve

Published

on

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që qarkullojnë në rrugët malore Shtërpcë-Brezovicë, Shtërpcë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit dhe Glliboçicë që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes.

Kushtet aktuale të motit me shi kanë shkaktuar rrugë të lagështa, dukshmëri të kufizuar dhe rrezik të shtuar për aksidente trafiku.

Po ashtu, në disa segmente të këtyre akseve mund të ketë shembje gurësh, rrëshqitje dhe pengesa të tjera, që mund të rrezikojnë qarkullimin e automjeteve.

Në këtë drejtim, Policia rekomandon që shoferët të respektojnë disa këshilla të rëndësishme për ngasje të sigurt:

– Mbani dritat e ndezura për të përmirësuar dukshmërinë dhe për t’u bërë më të vërejtshëm për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

– Zvogëloni shpejtësinë, pasi rrugët e lagështa kërkojnë distancë më të madhe për frenim të sigurt.

– Shmangni shpërqendrimet, sidomos përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.

– Mbani distancë të mjaftueshme nga automjetet përpara për të shmangur aksidentet.

Në këto rrugë malore, tregoni kujdes shtesë ndaj shembjeve të gurëve dhe pengesave që mund të paraqiten papritur në rrugë.

Policia Rajonale e Ferizajt rikujton se reshjet e shiut kërkojnë përgjegjësi dhe kujdes më të madh në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Trending