Ka shumë gra ferizajase që gatuajnë lloje të ndryshme të ushqimeve për konsum komercial, por që kanë vështirësi t’i plasojnë prodhimet e tyre në treg. Një zgjidhje keative e kanë ofruar dy gra afariste me biznesin “Dora d’Istria Luxury”.
Përveç ushqimeve tradicionale dhe ëmbëlsirave që prodhohen me produke të shtëpisë, në këtë biznes ka edhe treg ditor ku shiten prodhime bylmeti dhe bujqësore, por nuk mungojnë as prodhimet e poçarisë.
Ndërsa në dalje nga “Dora d’Istria Luxury”, mund të ndaleni në terasën e biznesit për të pushuar me një kafe.
Florina Ujupi, një nga inicatoret e këtij biznesi thotë se këtë biznes e krijoi nevoja e grave për distribuimin e prodhimeve vendore.
Florina Ujupi dhe Shemsie Musa-Çerkini nga Ferizaj, iniciatore të këtij biznesi
“Kemi thënë, hajde po shkojmë, po bëjmë diçka ne vet edhe çka me bë që me qenë ne të gjitha në një ombrellë, po e hapim një biznes… Ne e kemi ba një ndamje, secila grua me pasë një produkt të caktuar dmth mos me pasë konkurrencë njëra me tjetrën.
E kemi marrë këtë lokal më 27 prill edhe diku për 21 ditë e kemi ba gati, pa fonde e me forcat tona… Emrin e kemi kërku për një kohë të gjatë sepse na u ka nevojitë një femër e fuqishme shqiptare. Nuk kemi gjetë shumë edhe pse Dora d’Istria ma shumë simbolizon shkollimin e femrës edhe pse biznesi është edukim dhe shkollim sepse ne pretendojmë që ky biznes me u zgjeru në bazë të vizionit që e kemi, me pasë edhe departamente të tjera.”
Shemsie Musa-Çerkini, tregon se cilat ushqime gatuhen nga gratë e “Dora d’Istria Luxury”.
“Zakonisht më shumë kërkohen brumërat, pitet, kollpitet, fliat. Tash kemi fillu edhe me ofertat e drekës, sot kemi turli, supë me perime. Kërkesa ka sepse krejt çka bëjmë janë të shtëpisë, nuk është burek por pite e shtëpisë, standart është pitja me spinaq, me mish kollpitja, me patate ku e ndryshojmë, një ditë e bëjmë me qepë të reja, gjizë të shtëpisë e me lakër të bardhë. Flia na vjen nga shtëpia, nga koleget që janë pjesë e grupit të gatimit. Ka edhe gra të tjera që gatuajnë pite, vetëm se e kemi me rend me ditë. Mandej është edhe pjesa e shërbesave me çaj, kiflet dhe gatimet tjera, ëmbëlsirat e thata, të ëmbla dhe të njelmëta. Të gjitha punohen nga gratë, dmth siç edhe e patë mas pari bëhet buka, bëhen llokumat për mëngjes, mandej fillohet me pitet dhe kollpitet, e kështu me rradhë deri në kohën e shërbimit.”
Shitorja “Dora d’Istria Luxury” gjendet në rrugën Sejdi Sejdiu në Ferizaj, dhe është e hapur çdo ditë pune nga ora 7 deri në ora 22.
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.
Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.
Lidhur me këtë hetim janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.
IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur më 10 nëntor 2026.
Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.
Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.
Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,” thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.