Connect with us

Ferizaj

Borxhi komunal i lë punëtorët e komunës së Ferizajt pa rroga deri më 2022

Published

on

     Për shkak  të tejkalimit të shpenzimeve buxhetore si pasojë e keqmenaxhimit të buxhetit komunal të vitit vijues, shërbyesit civil të Komunës së Ferizajt rrezikojnë të mbesin pa rroga deri në filllim të vitit 2022. Këtë e ka bërë të ditur Thesari i Kosovës, në një letër dërguar kryetarit të komunës së Ferizajt Agim Aliu dhe zyrtarit kryesor financiar Musa Ibishi.

Fat i ngjashëm i pritjes së pagesave i ka gjetur edhe të gjithë operatorët ekonomik që për momentin kryejnë shërbime, furnizime apo punë për Komunën e Ferizajt, meqenëse sipas letrës informuese të datës 23 Shtator 2021, kjo komunë i ka 155 lëndë përmbarimore të pakryera, dhe se shuma e tërësishme e borxhit në thesar arrin gati 3 milion euro.

Në letrën e Thesarit të Kosovës, dërguar Komunës së Ferizajt shkruan:

 “I nderuari Zyrtar Kryesor Administrativ, ju drejtohem lidhur me çështjen e vendimeve të formës së prerë, të pranuara nga autoritetet gjyqësore dhe përmbarimore, ku Komuna juaj është debitore, dhe legjislacioni aktual (Ligji per Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë – I.MFPP, neni 38 dhe 40, si dhe Ligji për procedurën përmbarimore) na detyron per ekzekutimin e tyre, nga ndarjet buxhetore aktuale. Sipas evidencave të Zyrës Ligjore të Thesarit, jane mbi 155 urdhëra në pritje per ekzekutim, në vlerë që arrin shumën gati 3 milionë eur. Gjithashtu, sipas të dhënave të SIMFK. buxheti juaj aktual, nga të gjitha fondet burimore (10, 21, 22), eshte pamjaftueshëm për të përmbushur këto obligime, për të cilën jeni të vetëdijshëm, dhe nuk ju siguron as pagat e rregullta për vitin fiskal. Sipas legjislacionit nuk lejohet qe OB të hyjë në obligime pa ndarje të mjaftueshme buxhetore, prandaj pavarësisht se si ka ardhur deri kjo situatë, sipas LMFPP përgjegjësia bie mbi ju si OB (Organizatë Buxhetore v.r). Përmes kësaj shkrese, ju rikujtojmë se prioriteti për pagim sipas LMFPP (Neni 38, par. 3, pika b), edhe para pagesës së pagave apo detyrimeve tjera, është përmbushja e një urdhri të prerë dhe pa të drejtë ankese ose një gjykim të nxjerrë nga një gjykatë sipas nenit 40. Prandaj, pavarësisht nga veshtiresitë që mund te shkaktohen për ju si OB, ne duhet të veprojmë sipas obligimeve ligjore. Mbetet në përgjegjesinë tuaj që të gjeni zgjidhje ligjore, ndërsa ju bëjme me dije se duhet përmbushur këto obligime, dhe tek pastaj mund realizohen shpenzime/pagesa tjera nga ju si OB.”

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending