Connect with us

Ferizaj

”FerFilm” nis nesër

Published

on

Nesër në Ferizaj fillon edicioni i gjashtë  i festivalit ndërkombëtar të filmit i njohur si “FerFilm”. Pritet që për 5 ditë sa do të zgjasë ky festival, para dashamirëve të filmit të shfaqen 91 filma të metrazhit të shkurtër në tri kinema të improvizuara në Ferizaj.

Udhëheqësi i  sektorit të kulturës në Ferizaj, Sabri Pajaziti, tha se janë munduar që edhe këtë vit të sjellin filma sa më cilësor.

 “Përafërsisht në fund të muajit maj është hapur aplikimi për filmbërësit ndërkombëtar, ku kanë ardhur mbi 200 filma dhe e kemi bërë një selektim për shkak se i kemi vetëm 5 ditë, jemi munduar që të kemi filma më cilësor, dëshira jonë është që të kemi filma të mirë për dashamirët e filmit”, tha ai.

Pajaziti tha se për dallim prej viteve të kaluara, këtë vit filmat konkurues janë të metrazhit të shkurtër.

 “Ky është edicioni 6, festivali po i bën 6 vite dhe ne çdoherë po krijojmë përvojë, po mësojmë edhe nga gabimet e përvojat ndërkombëtare, ndërsa dallimi është që sivjet festivali është profilizu në filma të shkurtër dhe shpresojmë që vitet e ardhshme të kemi profilizim edhe më të qartë“, tha Pajaziti.

Në këtë festival, jashtë konkurencës do të shfaqen edhe katër filma të metrazhit të gjatë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending