Connect with us

Ferizaj

Projekt-buxheti i vitit 2019 nuk publikohet para seancës

Published

on

Ka gati një javë që kur ekzekutivi komunal ia ka dorëzuar kryesueses së Kuvendit të Ferizajt draft-buxhetin e vitit 2019, megjithatë këtë dokument të rëndësishëm, përveç pushtetarëve, tjetër kush nuk e pa. Pavarësisht fjalëve për promovimin e transparencës, projekt-buxheti i vitit të ardhshëm ende nuk u publikua as në faqën e komunës. Për këtë shkak ka pasur edhe reagime të shoqërisë civile. Zëdhënësi i komunës Selim Marevci, tha se ekzekutivi tashmë e ka kryer punën e vet sa i përket hartimit të buxhetit dhe se pjesëmarrja e qytetarëve për hartimin e këtij dokumenti tashmë ka përfunduar.

“Kryetari Aliu jo që ka respektuar qarkoren buxhetore, por edhe e ka tejkaluar, sepse ka mbajtur 10 takime me qytetarë, ku katër prej tyre kanë qenë në zonën e qytetit dhe gjashtë nëpër fshatra. Pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë masive dhe mjaft produktive. Në bazë të kërkesave të banorëve ai buxhet edhe është hartuar. Ky është vetëm draft dhe përderisa nuk votohet nga votat e asamblistëve nuk mund të quhet legjitim, ta quaj kushtimisht. Pas votimit të këtij buxheti, ky dokument publikohet në faqën e komunës dhe të gjithë mund ta shohin se çfarë projekte janë paraparë për vitin 2019. Unë nuk po them që është e ndaluar që drafti të publikohet, por po them që derisa ai nuk miratohet nuk është legjitim”, tha Marevci.

Në anën tjetër, kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi-Bytyqi, tha se draft-buxheti është në fazën e përgatitjes teknike dhe se asamblistëve do t’iu jepet dhjetë ditë para mbledhjes së Kuvendit.

“Sa i përket këtij projekt-buxheti ky dokument do të jetë publik atëherë kur ne do të jemi gati në përgatitjen e rendit të ditës për seancën e radhës, ku në bazë të afateve ligjore ajo do të mbahet para 31 shtatorit, kështu që unë besoj që tashmë të gjitha diskutimet publike janë shterrur sa i përket këtij projekt-buxheti, qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre dhe pikërisht është hartuar nga kërkesat e tyre. Tani çka na mbetet neve si Kuvend është që ta përgatisim me kohë materialin dhe besoj dhjetë ditë para seancës anëtarët e Kuvendit do ta kenë këtë buxhet dhe do të kenë mundësi ta konsultojne atë”, tha Gashi- Bytyqi.

Kryesuesja Gashi-Bytyqi, shtoi se deri më tani askush nuk ka këkuar ta ketë apo ta shoh draft-buxhetin e vitit 2019.

“Deri më tani nuk ka bërë askush kërkesë që ta shoh këtë projekt-buxhet, ndërsa sa i përket reagimit të shoqërisë civile, ne as që kemi diskutuar për këtë çështje dhe besoj që ata kanë qenë pjesë e hartimit të këtij buxheti dhe janë të njoftuar hollësisht se çfarë në fakt përmban në vija të trasha ky dokument”, tha Gashi-Bytyqi.

Sido që të jetë, pavarësisht që komuna këtë propozim-buxhet po e mbanë sekret edhe për disa ditë, në bazë të Ligjit për Financa ky dokument duhet të miratohet para datës 31 shtator. Sipas Zyrës së Kuvendit seanca e radhës do të mbahet më 25 shtator.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending