Connect with us

Ferizaj

Nuk dihet si do të veprohet me sheshin pas ndërprerjes së kontratës

Published

on

Me përfundimin e ditëve të nxehta, u mbyll edhe kjo gropë para komunës që i ngjante një plazhi të vogël. Përveç mbylljes së gropës, pushteti e shkëputi edhe kontratën me firmën kontraktuese, e cila gjatë mandatit të kaluar qeverisës e kishte fituar tenderin për projektin e sheshit të qytetit. Në një interevistë për Tv Tema, kryetari i komunës Agim Aliu, tha se prej ardhjes së tij në pushtet ka shqyrtuar të gjitha mundësitë për këtë projekt që, sipas, tij ka qenë duke u realizuar pa korniza ligjore. Ai tha se arriti ta bëj zgjidhjen  më të duhur.

“Në fakt kjo punë ka një zanafillë jo të mirë, nëse kthehemi në aspektin retrospektiv, për faktin së ky projekt nuk është dashur fare të niset, sepse ka qenë një projekt në kundërshtim me Planin Zhvillimor,  ku aty ka paraparë krejt një tjetër projekt, por sido që të jetë ka qenë një projekt gjysmak, një projekt që nuk i ka pasur të gjitha detajet dhe është zgjedhur një operator që i ka kryer punët në këtë formë të cilat janë parë nga të gjithë dhe ne kur kemi ardhur kemi kërkuar nga operatori që t’i përfundojë punët e parapara, por ai nuk ka qenë i gatshëm që të bëjë pjesën tjetër të punës siç e kemi kërkuar dhe kësisoj operatori nuk ka qenë i gatshëm ta kryej këtë obligim dhe sigurisht që s’ka pasur siguri të projektit. Kjo ka rezultuar me një marrëveshje në bazë të proceduarave ligjore që ka zhvilluar shefi i Zyrës së Prokurimit me përfaqësuesin e kompanisë “Beni Com” ku në fakt e gjithë puna e kryer ka një kosto rreth 240 mijë euro, me një obligim të mbetur nga ana jonë 20 mijë euro, por që në fakt e shpëton komunën nga ky projekt në shumën prej rreth 660 mijë euro. Pra, ne jemi duke kursyer 660 mijë euro nga një punë jocilësore dhe nga një projekt jo i bërë mirë nga qeverisja e kaluar”, tha Aliu.

Në anën tjetër, ish-kryetari i komunës nga LDK-ja Muharrem Svarqa, këtë hap të kryetarit aktual e konsideron mendësi të PDK-së për t’i ndalur të gjitha projektet kapitale që kanë të bëjnë me qeverisjen e kaluar.

“Realisht, për fat të keq është reduktuar i tërë projekti për modernizimin e sheshit të qytetit në një gropë, ku tash kryetari aktual po e konsideron si një sukeses që ka arritë ta mbyllë atë, por në fakt aty kemi pasur të bëjmë me pjesën më të rëndësishme të projektit, ndërtimin e një fontane për relaksimin e qytetarëve dhe ndryshimin e pamjes së qytetit. Arsyet pse është ndërprerë kontrata janë krejtësisht banale, sepse  kryesi i punimeve ka qenë duke i realizuar punimet, por me kërkesë të pushtetit i ka ndërprerë, është bërë edhe testi i kubëzave që ka dalë të jetë pozitiv, por nëse ai nuk i ka kryer punimet është dashur që pushteti ta ndëshkoj, ta fus në listë të zezë dhe mos të kompensohet për punët e tjera. Pushteti në vend se të merret me realizimin e projekteve po merret me ndërprerjen e tyre, ku po pengohet koncepti i zhvillimit të qytetit, po ashtu po humbet imazhi i përgjithshëm qytetarë, sepse e drejta e realizimit të investimeve nuk është e drejtë e kryetarit dhe e askujt tjetër, por është produkt i debateve me qytetarë“, tha Svarqa.

Teksa pushteti ndërpreu kontratën për projektin e sheshit të qytetit, kryetari Aliu tha se ende nuk e kanë të finalizur idenë se çfarë në fakt do të investohet në zemër të qendrës.

“Sigurisht që do ta analizojmë, sepse nuk ka mjete të parashikuara, ju e dini që ne kemi edhe telashe të tjera financiare dhe pa financa nuk mund të realizojmë projekte që do t’i përgjigjen situatës së krijuar, por ajo që do të bëhet është se do të realizohen projekte që do të përshtaten edhe me konceptin tonë, me vizionin që kemi për Ferizajn dhe qendrën e qytetit. Do t’i shohim format se si do t’i gjejmë për t’i financuar projektet e përshtatshme“, tha Aliu.

Derisa qeveria lokale ka publikuar edhe marrëveshjen dy palëshe të ndërprerjes së kësaj kontrate, kryetari Aliu është optimist se ndaj komunës nuk do të ketë padi nga firma ”Beni Com”. Përveç tjerash, Agim Aliu tregoi se tashmë vërejtje me shkrim u janë shqiptuar edhe disa firmave të tjera të cilat janë kontraktuese me komunën, pikërisht për shkak të cilësisë së dobët të  punimeve në  projekte publike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending