Connect with us

Ferizaj

Asfaltohen rrugicat në Zllatar

Published

on

Këto pamje piktoreske vijnë nga fshati Zllatar, ndërsa këtij gjelbërimi dhe këtyre shtëpive nëpër shpatije po i shtohet edhe infrastruktura rrugore. Banorët e Zllatarit ishin renditur sipas traditës shqiptare dhe po i prisnin pushtetarët ferizajas me rastin e asfaltimit të disa rrugicave këtu. Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj Arbër Bytyqi, tha se investimi rrugor që do të bëhet në Zllatar buxhetit të komunës do t’i kushtoj rreth  200 mijë euro.

“Këtu do të bëhet asfaltimi i 18 rrugicave të këtij fshati, është projekt 1 vjeçar ku sipas dinamikës së punëve në shtator të vitit që vjen punët do të përfundojnë të gjitha. Ndryshe shumica e këtyre rrugicave do të jenë me gjerësi 5 metërshe e disa të tjera 4 metra“, tha Bytyqi.

Banorët u shprehen të kënaqur për këtë projekt, por u ankuan për mungesën e ujit të pijshëm.

“Ky projekt ka qenë dashtë të realizohet qysh moti, sepse prej paslufte Zllatari si fshat i Ferizajt ka qenë i lënë pas dore sa i përket investimeve.  Mungesa më e madhe për ne është uji i pijshëm, produkti kryesor neve po na mungon”, tha  Elez  Sallahu.

“Sa i përket projektit të ujësjellësit jo vetëm për banorët e Zllatarit, por për të gjithë banorët e kësaj zone ne e dimë që ballafaqohen me problemin e ujit të pijshëm. Ne jemi duke punuar në  kuadër të projektit të ndërtimit të fabrikës së ujit dhe po shpresojmë që në vitin e ardhshëm ta bëjmë këtë zgjidhje  për banorët e këtyre pjesëve“, tha Arbër Bytyqi.

Aktualisht fshati Zllatar u tha se ka rreth 150 shtëpi me rreth 1 mijë banorë, ndërsa u theksua se shumë familje për shkak të kushteve infrastrukturore çdo vit e më shumë kanë ikur nga fshati në qytet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending