Connect with us

Ferizaj

Banorët kërkojnë zhbllokimin e rrugës

Published

on

Dhjetëra banorë të fshatit Slivovë dhe Koshare të komunës së Ferizajt, ka disa vite që për të shkuar në arat e tyre duhet të kalojnë nëpër prona private, edhe pse aty ekziston rruga publike, mirëpo një gjë e tillë u është pamundësuar për shkak të bllokimit të rrugës nga punimet që ishin bërë për instalimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Dramjak. Banorët e Slivovës dhe Koshares thonë se nuk po kërkojnë asfaltimin e kësaj rruge, por vetëm duan hapjen e saj në mënyrë që të mos kalojnë nëpër prona private. Sipas tyre, nëse nuk ndërmerren masa për hapjen e kësaj rruge, konfliktet mes banorëve do të jenë të pashmangshme për shkak të dëmit që po u shkaktohet këtyre pronave nga kalimi nëpër to.

“Prej që e kanë instalu kanalizimin për Dramjak kjo rrugë më nuk ka funksionu, nuk është shumë e gjatë, 700 metra, tash po jemi të detyruar që me kalu nëpër prona private, rruga është blloku, ne nuk jemi duke lyp asfalt, por vetëm me u zgjeru apo me u bë e kaluar siç ka qenë”, tha Bajram Hazha.

“Kjo rrugë prej vitit 2011 si e kanë instalu kanalizimin më nuk ka funksionu asnjëherë, banorët po detyrohen të shkojnë nëpër ara private, kjo rrugë ka qenë e kalueshme më herët, por kur  e kanë instalu kanalizmin për Dramjak na e kanë prishur, prandaj ne po kërkojmë siç e kanë prishur le ta ndreqin”, tha Vehbi Murtezi.

“65 vjet i kam qetu, edhe prej Prishtinës, Tërrnit, Rashincës kanë ardhë me blu në Nerodime përmes kësaj rruge, por prej se e kanë instalu kanalizimin në Dramjak kjo rrugë është bllokuar, na kanë premtuar disa herë, por secili që po vjen vetëm setrat po i ndërrojnë e i njëjti sistem po mbetet”, tha Sabit Salihu.

“Që 10 vite kjo rrugë është e pakalueshme, prej që është  instalu kanalizimi ne po duhet me i punu arat me shku nëpër rrugë tjera, nëpër oborre të shtëpive, kjo rrugë ka qenë e kalueshme kanë ardhur nga gjithkah me blu në Nerodime, por tash është mbyllur, po prishet gruri, misri se nëpër  rrugën kryesore nuk po mundemi me kalu, ne nuk po lypim asfalt, por vetëm me e hap e me u bë e kalueshme”, tha Halil Murtezi.

Në anën tjetër, drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, tha se nuk është në dijeni për problemin e këtyre banorëve, mirëpo do të shikojnë se çka mund të bëjnë në këtë aspekt.

“Unë nuk jam i njoftuar për problematikën që e kanë banorët e kësaj pjese, por gjithsesi ne si Drejtori e Infrastrukturës së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike do të shikojmë mundësinë e zgjedhjes së problemit të këtyre banorëve ose do të shikojmë mundësinë që përmes projektit asfaltimi i rrugëve në Slivovë që do të vazhdojë vitin e ardhshëm do të shikojmë të gjitha alternativat që t’u bëjmë zgjidhje, personalisht do të dalë në vend të ngjarjes dhe të shoh çka është problemi dhe pastaj të ndërmarrim masa për zgjidhjen e problemit”, tha Bytyqi.

Banorët thanë se kjo rrugë e cila njihet si “Rruga e Mullirit”, lidh disa fshatra të kësaj ane.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending