Connect with us

Ferizaj

Digjet fabrika e përpunimit të plastikës, dëmet mbi 40 mijë euro

Published

on

Gjithçka që kishte brenda saj u bë shkrumb e hi pas zjarrit të mbrëmshëm  i cili kaploi fabrikën e vëllezërve Salihu nga fshati Slivovë, ku bëhej përpunimi i plastikës.

Safet Salihu, njëri nga pronarët e kësaj fabrike, thotë se dëmet janë të konsiderueshme.

“Mbikëqyrësi i pyllit e ka parë dhe e ka thirrë policinë, mandej një qytetar e ka thirrë vëllaun i ka thënë që është duke u djegur diçka te lokali, mandej vëllau më ka thirrë kur kam ardhë flaka vetëm se  e kishte mbuluar, ne nuk banojmë këtu, i kemi shtëpitë më larg, diku rreth orës 7 vëllau e ka mbyllë lokalin, dëmi është shumë i madh diku rreth 40-50 mijë euro, makineritë çka janë kanë 4 copa janë djegur, objekti është shkatërruar. Shkaqet nuk po i dimë, po dyshojmë vetëm tek rryma, por po presim nga policia dhe KEDS-i çka po na thonë”, tha Salihu.

Ndërsa, në Policinë Rajonale të Ferizajt, thonë se së bashku me njësitet tjera relevante janë duke hetuar shkaktarin e zjarrit.

“Mbrëmë rreth orës 21:50 minuta kemi marrë një informatë se në fshatin Slivovë një fabrikë për përpunimin e plastikës ka marrë flakë, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes, zjarrfikësit më vonë dhe punëtorët e KEDS-it dhe zjarri është lokalizuar dhe hetimet janë duke vazhduar, nuk ka persona të lënduar dhe presim raportet nga njësitet e zjarrfikësit dhe raportet e KEDS-it, për momentin nuk i dimë shkaqet, ato do t’i sqarojnë ekspertët e zjarreve dhe KEDS-it”, tha zëdhënësi Agim Gashi.

Kjo fabrikë e cila funksiononte që 5 vite, sipas pronarëve, ishte burim i vetëm ekzistencial i familjes Salihu.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending