Connect with us

Ferizaj

Nisin përgatitjet për shënimin e ”Epopesë së Jezercit”

Published

on

Për ta shënuar 20 vjetorin e “Epopesë së Jezercit”, komuna e Ferizjat ka organziuar një varg aktivitetesh, të cilat do të nisin këtë të hënë. Në një konferencë me gazetarë, Drejtoria e Kulturës dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, publikuan agjendën e ngjarjeve që do ta shënojnë këtë jubile. Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj Xhemile Murati-Shabani, tha se këto aktivitete të cilat do të mbahen nën patronatin e kryetarit të komunës së Ferizajt, kanë rëndësi tepër të madhe për të gjithë qytetarët ferizajas.

“Komuna e Ferizajt në vazhdën e aktiviteteve kulturore një rëndësi tepër të veçantë i ka kushtuar manifestimeve që lidhen me historinë më të re të Ferizajt dhe të Kosovës, kur dihet se lufta e lavdishme e UÇK-së bëri një sakrificë sublime për të ditët e lirisë që po i gëzojmë sot, kur dihet që djemtë e vajzat e reja u angazhuan edhe në komunën e Ferizajt dhe në Zonën e Nerodimës, ku ndër betejat e para që u zhvilluan ishte padyshim Beteja e Jezercit e që më vonë e morri epitetin “Epopeja e lavdishme e Jezercit”, ka thënë drejtoresha Murati-Shabani.

Pavarësisht që shënimi i 20 vjetorit të “Epopesë së Jezercit” do të bëhet krahas zhvillimeve të fundit që po ndodhin në vend,me listat e veteranëve të luftës të cilësuar si të dyshuar, nënkryetari i Organziatës së Veteranëve të UÇK-së në Ferizaj Luan Jahiri, tha se kjo çështje nuk do ta prish aspak atmosferën festive dhe përkujtimore të këtij shënimi.

“Kjo është Epope e lavdishme dhe ne do ta mbajmë atë siç është më së miri dhe besoni që ne nuk brengosemi aspak për listat dhe të gjithë ushtarët që kanë qenë në luftë ta shënojnë këtë javë duke i kujtuar ditët më të vështira dhe më krenare. Kjo punë i takon Prokurorisë dhe nuk ka kurrfarë ndikimi tek ne për ta shënuar këtë javë festive”, tha Jahiri.

Sipas agjendës, aktivitetet për shënimin e kësaj dite do të fillojnë nga e hëna, më 24 shtator, me një ekspozitë homazh me veprat e dëshmorit Gursel Sylejmani, aktivitet i organizuar nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”. Ndërsa më datën 25 shtator duke filluar nga ora 20:00 do të shfaqet filmi artistik “Heroi”, me skenar dhe regji të Luan Kryeziut. Do të ketë turnir në futboll të vogël, si dhe orë historike në të gjitha shkollat e Ferizajt. Ndërkaq, më datën 28 shtator do të mbahen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, ekspozitë me relikte nga lufta e UÇK-së, pastaj një koncert për fëmijë, si dhe do të mbahet edhe një akademi solemne në fshatin Jezerc. Më datën 29 shtator është paraparë ecje deri në fshatin Jezerc, organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së si dhe Shoqata e Bjeshkatarëve, ku nisja do të bëhet bëhet nga Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending