Connect with us

Ferizaj

Nisin investimet në infrastrukturën nëntokësore

Published

on

Komuna e Ferizajt ka filluar zëvëndësimin e gypave të ujësjellësit që kanë përbërje azbesti me ata të plastikës, në rrugët “Zenun Beqa”, Fehmi Lladrovci”, ”Ali Asllani” dhe “Lidhja e Prizrenit”. Pas ndërrimit të gypave, planifikohet asfaltimi i këtyre rrugëve. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se rregullimi i këtyre rrugëve do të bëhet në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërsa theksoi se nuk do të lejojnë që të zvarriten punimet.

Këtu jemi në katër rrugë të qytetit ku praktikisht jo vetëm që do të hiqen në pjesë të caktuar gypat e vjetër të ujësjellësit, por në fund do të jenë edhe dy shtresa të asfaltit, vlera është diku afër 140 mijë euro dhe bëhet fjalë për një gjatësi 1.3 kilometër e cila do të trajtohet në kuadër të infrastrukturës nëntokësore dhe me asfalt, përndryshe gjithçka do të jetë e përfunduar këtë vit, sepse ne do të sigurojmë financime shtesë dhe nuk do të lejojmë që kompanitë të punojnë pa pasur financimet e duhura”,tha Aliu.

Ndërsa, banorët e këtyre lagjeve kërkuan që punimet të mos bëhen shkel e shko.

“Kjo lagje është ndërtuar para viteve të 80-ta, unë me profesion jam kimist dhe kam kuptu që këtu janë të vendosur gypa të azbestit të cilat janë kanceroz, prandaj unë kam informu kryetarin pasi edhe çerdhja është këtu që të intervenohet, jemi të kënaqur që është duke u realizu ky projekt për shkak të gypave të azbestit të cilët janë vërtetuar se janë gypa kanceroz dhe uji mundet me qenë i dëmtuar”, tha Sabit Provoliu.

“Po bëhet mirë që po shtrohet, por ishalla ata që  e shtrojnë dhe ata që e kanë dhënë lekun nuk i hanë gjysën e pareve e me u prish asfalti pas një viti, pasi përvoja është asisoj, paret që janë të ndara për asfalt të shkojnë në asfalt e jo në xhepa të tjerë”, tha Musa Arifi.

Udhëheqës të komunës së Ferizajt, bën të ditur se gjatë këtij viti do të punohet në 200 rrugë në zonën urbane.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qendra e Ferizajt tashmë 8 orë pa energji elektrike, KEDS konfirmon djegien e kabllove

Published

on

Qendra e Ferizajt ka hyrë në orën e tetë pa furnizim me energji elektrike. Ndërprerja ka nisur rreth orës 12:00 dhe po vazhdon ende.

Sipas njoftimit të fundit nga KEDS, për shkak të mbingarkesës janë djegur kabllot e transformatorit në qytetin e Ferizajt, çka ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë.

Linjat e prekura nga ky defekt janë linja unazore 35 kV Ferizaj 3 – Ferizaj 2, si dhe linjat 10 kV: Banka 1, Banka 2, Banka 3, Ujëvara dhe Kazerma Ferizaj.

Nga KEDS bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmit, me qëllim të rikthimit të energjisë elektrike sa më parë. Ende nuk është dhënë një afat i saktë se kur pritet normalizimi i furnizimit.

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt mbi 4 orë pa energji elektrike

Published

on

Qendra e Ferizajt ka mbi 4 orë që është pa energji elektrike, ndërprerje kjo që ka nisur rreth orës 12:00. Sipas njoftimit online të publikuar nga KESCO, arsyeja e ndaljes së energjisë elektrike është një defekt teknik i tipit “Phase to Earth short circuit”.

Sipas informacioneve në terren, pa energji elektrike kanë mbetur disa nga rrugët kryesore të qendrës së qytetit, përfshirë rrugën Dëshmorët e Kombit, rrugën Ramadan Rexhepi dhe rrugën 12 Qershori.

Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga KESCO se kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Njoftimi në aplikacionin “E-KESCO”

Continue Reading

Ferizaj

Plagoset me armë zjarri një person në Ferizaj

Published

on

Një person ka mbetur i plagosur në Ferizaj, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili është në arrati.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën mbrëma, më 21.12.2025, rreth orës 23:43.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tre gëzhoja, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.  

I dyshuari që është në arrati është i njohur për organet e rendit dhe po kërkohet nga njësitë policore.

Prokurori i rastit ka urdhëruar fillimin e hetimeve për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Trending