Connect with us

Ferizaj

Ora e parë e mësimit i kushtohet historikut të Epopesë së Jezercit

Published

on

Ora e parë e mësimit në shkollat e Ferizajt ishte më ndryshe se ditëve të tjera. Përgjatë një ore mësimore, nxënësit ferizajas patën rastin të informohen më shumë rreth historikut të Epopesë së Jezercit.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së  në Ferizaj, Luan Jahiri, para nxënësve të klasës së 12 të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, kërkoi që të mësojnë dhe të kontribuojnë në ndërtimin e shtetit, ngase shumë dëshmorë u flijuan për këtë ditë.

“Ne ndjehemi krenarë që sot ju jeni të lirë të mësoni në këto shkolla,  gjeneratat tona kemi pasur vështirë të mësojnë, unë kam pasur fatin të jem ajo gjenerata që kemi mësuar nëpër shtëpi, kemi pasur burgime, maltretime, rrahje e vrasja të shokëve tanë, por ka ardhur tani ajo ditë që ju të shkolloheni më mirë, unë besoj se ju keni mundësi të mësoni e të jepni kontribut për shtetin e juaj, prandaj ju ftoj që të mësoni dhe të kontribuoni për ndërtimin e shtetit”, tha Jahiri.

Kurse, drejtori i Arsimit në Ferizaj Afrim Llabjani, tha se qëllimi i kësaj ore historike është që nxënësit të dinë se si erdhi deri tek çlirimi i vendit.

“Në vazhdën e aktiviteteve që janë mbajtur gjatë këtyre ditëve për shënimin e 20 vjetorit të Epopesë së Jezercit një ndër ato aktivitete që ka planifikuar Këshilli Organizativ ka qenë edhe mbajtja e një ore historike në të gjitha shkollat e komunës së Ferizajt, kjo orë historike është mbajtur në të gjitha shkollat e Ferziajt dhe ne si Këshill Organizativ ishim të interesuar sot që të jemi bashkërisht me nxënësit në një orë historike dhe si po rrjedh ajo dhe e pamë që nxënësit ishin të interesuar për të dëgjuar se çka ka ndodhur në atë kohë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës bënte përpjekje për ta çliruar këtë vend”, tha Llabjani.

Aktivitetet për shënimin e Epopesë së Jezercit kanë filluar të hënën dhe do të zgjasin deri të shtunën, ku është paraparë ecje nga Ferizaj deri në Jezerc.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending