Connect with us

Ferizaj

Projekti i Lepencit i siguron Ferizajt ujë 24 orë

Published

on

Vera e vitit 2021 për qytetin e Ferizajt ishte shumë e vështirë sepse gjatë gjithë kësaj stine, ferizajasit u përballën me mungesë të ujit.

Kryeshefi i Kompanisë Regjionale të Ujit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni”, Jeton Shabani thotë se edhe kjo verë, Ferizajn e gjenë me telashe rreth furnizimit me ujë.

Mirëpo ai kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe ndihmë nga ta që të lajmërojnë keqpërdorimet e ujit.

Vox1: Jeton Shabani, Kryeshef i KRU Bifurkacioni

“Ne e kemi kapacitetin për zonën urbane dhe pesë fshatra, afërsisht 200 litra në sekondë. Nënkuptohet që këto kapacitete nuk janë të mjaftueshme. Me këto humbje që i kemi, kyçjet ilegale dhe keqpërdorimet e mëdha të ujit na afektojnë që në sezonin e verës të ketë reduktime të ujit. Reduktime të cilat fillojnë në orën 23:30 deri në orën 5 të mëngjesit. Por kjo është e pamjaftueshme sepse sezoni i verës në pikun më të nxehtë, shfrytëzimi i ujit dhe keqpërdorimet po janë më të mëdha. Kapacitetet nuk po mundemi me i rritë prandaj edhe në këtë sezon do të ketë mungesa të ujit derisa të bëhet një zgjidhje afatgjatë. Pritet që shtypja e ujit në rubinetet e qytetarëve të mos jetë me 2.5 ose 3 bar po të jetë më e ulët. Kjo për shkak se duhet të furnizohen të gjithë qytetarët dhe zonat ku janë nivelet më të larta munden me pasë mungesë më të madhe të ujit” thotë Jeton Shabani – Kryeshef i KRU Bifurkacioni.

Jeton Shabani – Kryeshef i KRU Bifurkacioni

Megjithatë një zgjidhje e këtij problemi duket në horizont.

Shabani thotë se po punohet që Ferizaj të lidhet me Projektin e Lepencit në mënyrë që të shtohen kapacitetet e ujit.

Vox2: Jeton Shabani, Kryeshef i KRU Bifurkacioni

“Në kuadër të departamentit të shitjes janë organizu katër ekipe që dalin në teren vetëm që të ndalin kyçjet ilegale. Brenda një muaj e gjysmë janë gjetur mbi 250 kyçje ilegale, të cilat ne i kemi ndërpre, kemi bërë padi dhe kemi shpërnda gjoba. Si projekt afatgjatë, në kuadër të qeverisë është formu një grup punues që deri në fund të shtatorit të gjendet një zgjidhje afatgjate për furnizim me ujë në Ferizaj dhe zgjidhja e vetme është projekti i Lepencit i cili neve na e garanton furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm. E është duke u bërë edhe një studim fizibiliteti edhe për pjesën e kryerjes së atij projekti, kështu që unë besoj që brenda 3 vite e gjysmë, katër mund të realizohet edhe si projekt i ndërtuar” u deklarua Jeton Shabani – Kryeshef i KRU Bifurkacioni.

Pas katër viteve besohet se qytetit tonë do i shtohen kapacitetet për 270 litra në sekondë të përpunimit të ujit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending