Iniciativa për Progres, INPO ka gjetur shkelje ligjore në Komunën e Ferizajt, saktësisht në tenderin për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare me vlerë të parashikuar të kontratës prej 2 milionë e 250 mijë euro .
Vlera e parashikuar e kontratës nga Dosja e Tenderit me numër prokurimi: “656-21-2143-5-1-1”
Me 7 maj të vitit 2021, ishte formuar komisioni për vlerësimin, ekzaminimin dhe krahasimin e tenderëve me tre anëtarë.
Qëndrim Arifi, hulumtues nga INPO thotë se anëtari Skender Baftiu nuk mori pjesë në vlerësimin e tenderit dhe në mënyrë anti-ligjore dhe duke keqpërdorur autorizimet, në atë kohë kishte bërë vlerësime, zyrtari komunal e tash Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Meriton Hajdini, që sipas Arifit nuk kishte pasur fare autorizim.
Vendimi për formimin e komisionit të tenderit me numër prokurimi: “656-21-2143-5-1-1”
“Ky anëtar në fjalë i komisionit nuk ka pasur asnjë autorizim që të marrë pjesë në vlerësimin e këtij tenderi dhe respektivisht komplet procesin e vlerësimit e bënë të kundërligjshëm. Paramendoni, një projekt mbi 2 milionë euro, vlerësohet nga persona që nuk janë të autorizuar” deklaroi Qëndrim Arifi – Hulumtues në INPO.
Qëndrim Arifi – Hulumtues në INPO
Pas kërkesës për sqarime se pse ndodhi kjo rokadë nga Komuna e Ferizajt dhe se a ka plotësim-ndryshim të vendimit për anëtarët e komisionit, INPO hasi në tendencë për falsifikime të dokumenteve nga Komuna në fjalë.
“Faqja e parë e dokumentit largohet nga ai vendim dhe vendosen taman personat që kanë marrë pjesë në vlerësim dhe skanohet ai dokument e dërgohet në adresën e INPO-s se kinse ja dokumenti i vërtetë. Ai dokument përmban protokollin dhe datën e njëjtë, nuk është plotësim-ndryshim, është vendim dhe vërehet qartë që bëhet fjalë për falsifikim sepse faqja e parë është dukur shumë e re e pa dëmtuar, ndërsa faqja e dytë ku janë edhe nënshkrimet e datës origjinal është e kapur me kapëse të letrave dhe shihet qartë ai kamuflim” thotë Qëndrim Arifi – Hulumtues në INPO.
Nënshkrimet nga raporti i vlerësimit të tenderëve
INPO megjithatë nuk e ka lënë këtë çështje me kaq, dëshmitë rreth kësaj shkelje ligjore i ka dërguar edhe në institucionet e drejtësisë për përgjegjësi penale nga zyrtari përgjegjës i prokurimit që ka pranuar raport vlerësimi nga persona të pa autorizuar.
Kjo organizatë e sheh si të udhës edhe anulimin e tenderit që të pastrohet ky aktivitet.
“Në prokurori është denoncuar ky reagim. Këto shkelje nuk bënë të mos dërgohen tek organet përgjegjëse, pa u kufizuar vetëm tek prokuroria por edhe tek të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit përfshirë Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik. Të gjitha këto procedura janë përfunduar nga INPO. Kemi kërkuar nga kryetari i Komunës, ekzekutivi dhe zyra e prokurimit që ky aktivitet të rikthehet në rivlerësim ashtu siç ka kërkuar edhe eksperti shqyrtues në kuadër të Organit Shqyrtues të Prokurimit(OShP)” deklaroi Qëndrim Arifi – Hulumtues në INPO.
Televizioni Tema i ofroi mundësinë edhe Drejtorit të Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, Meriton Hajdinit që të komentojë këtë çështje por i njëjti nuk u prononcua para kamerës.
Meriton Hajdini – Drejtor i Infrastrukturës në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi. Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Njoftimi i Prokurorisë:
Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”
Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.
Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.
Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.