Connect with us

Ferizaj

Dy raste të vjedhjes për 24 orë në Ferizaj, Policia heton rastet

Published

on

Policia e Kosovës raporton se në Komunën e Ferizajt gjatë së martës së 26 korrikut kanë ndodhur dy raste të vjedhjes së rëndë, raporton TV TEMA.

Sipas raportit policor, njëri rast ka ndodhur në rrugën Dëshmorët e Kombit dhe rasti tjetër në rrugën Ramadan Ferizi.

Në rrugën Dëshmorët e Kombit u vodhën para dhe një arkë, kurse në rrugën Ramadan Ferizi raportohet se është dëmtuar dritarja e objektit por se nuk tregohet se a u vjedh ndonjë e mirë materiale.

Policia e Kosovës thotë se të dy rastet janë nën hetime, por se nuk tregon se a ka ndonjë të arrestuar.

Raportet e plota të policisë:

Rr. Dëshmoret e Kombit, Ferizaj 26.07.2022 – 04:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda në objekt me ç’rast kanë vjedhur para të gatshme dhe një arkë. Rasti nen hetime.

Rr.Ramadan Ferizi, Ferizaj 26.07.2022-04:20. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë duke dëmtuar dritaren e objektit duke kryer veprën e lartcekur.  Lidhur me rastin njësitet përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti nën hetime.

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending