Connect with us

Kosovë

Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestojnë para Qeverisë, kërkojnë rikthimin në punë

Published

on

Punëtorët e shoqërisë aksionare “Kosova Thëngjilli”, kanë protestuar të mërkurën para objektit të Qeverisë.

 Kërkesë e tyre është kthimi i punëtorëve në punë.

Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Imri Restelica thotë se më shumë se 160 prej tyre që nga viti 2003 u është ndërprerë puna nga Korporata Energjetike e Kosovës.

“Kompania e KEK-ut ka bë një padrejtësi ndaj neve, mbi 160 punëtorë nga viti 2003 jemi duke u larguar nga puna. Qëllimi i kësaj proteste është që të zgjidhet problemi. Pika e parë ka qenë kthimi në KEK dhe e dyta është kthimi i punëtorëve të “Kosova Thëngjillit”, të cilët padrejtësisht janë larguar prej KEK-ut”, tha ai.

“Kosova Thëngjilli” është shoqëri aksionare që sipas ARKB-së, aktivitet kryesor ka nxjerrjen e qymyrit të fortë e si aktivitet dytësor, prodhimin e energjisë elektrike.

Kosovë

Arratiset Enver Sekiraqa

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se Enver Sekiraqa është arratisur pasi nuk është gjetur në shtëpi gjatë të premtes dhe të shtunës. Ai duhej të kthehej në paraburgim pasi dy ditë më parë, Gjykata e Apelit vendosi për ndryshimin e  masës së sigurisë ndaj tij.

Bazuar në aktvendimin e pranuar nga Gjykata e Apelit dhe mos gjetjes së Sekiraqës, policia ka ndërmarrë masat e nevojshme për informim dhe ndalim të tij, në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale policore.

Njoftimi i policisë:

“Policia e Kosovës, bazuar në aktvendimin e pranuar të Gjykatës së Apelit, të datës 17.05.2024, për ndryshim të masës së sigurisë së të pandehurit Enver Sekiraqa, sipas procedurave dhe mandatit të saj ligjor i ka dërguar ftesën të njëjtit, mirëpo i njëjti nuk është hasur në vendbanimin e tij në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ Prishtinë.

Meqë i njëjti nuk është hasur në shtëpi, Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kompetent, ka njoftuar organet e drejtësisë se ftesa zyrtare i është dërguar të pandehurit Sekiraqa, mirëpo i njëjti nuk është hasur në shtëpi.  Po ashtu sot me datën 18.05.2024, për të zbatuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, ku i dyshuari duhet të dërgohet në paraburgim, zyrtarët policorë e kanë kërkuar të njëjtin, por nuk e kanë hasur në shtëpi.

 Veprimet e mëtejme policore, do të bazohen në procedurat e parapara ligjore, aktvendimin dhe rekomandimet e organeve të drejtësisë. Njëkohësisht Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale policore, ndaj të pandehurit”.

Continue Reading

Kosovë

Deri më 24 maj regjistrimi i popullatës mund të kryhet vetëm nga stafi i ASK-së

Published

on

Agjencia e Statistikave së Kosovës ka njoftuar se regjistrimi i popullsisë është shtyrë deri më 24 maj 2024.  Në njoftim bëhet e ditur se shtyrja e afatit u mundësua pas  miratimit në Qeveri të propozimit nga ASK-ja bazuar në kërkesën e disa komunave .

“Meqenëse Regjistrimi i Popullsisë në terren, sipas Vendimin të Qeverisë të datës 21 nëntor 2023 ishte deri më 17 Maj 2024, bazuar në kërkesat e disa komunave dhe duke u bazuar në sistemin monitorues që ka ngritur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për ta monitoruar ecurinë e procesit, vlerësuam se mund të ketë individë, ekonomi familjare ose edhe ata që kanë refuzuar (për momentin) dhe kërkuam nga Qeveria një shtyrje të afatit të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) deri më 24 Maj 2024 që është aprovuar nga ana e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

ASK thotë se gjatë kësaj periudhe, regjistrimi do të bëhet në çdo zonë regjistruese (fshat e komunë) të Kosovës dhe do të zhvillohen vetëm nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Po ashtu ASK bën thirrje për qytetarët që nuk janë regjistruar të kërkojnë të regjistrohen, duke inkurajuar ata që t’i kontaktojnë zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Shembja e dheut bllokon rrugën Gjakovë-Klinë

Published

on

Rruga Gjakovë-Klinë është bllokuar për qarkullim për shkak të shembjes së dheut.

Sipas Policisë, shembja e dheut në fshatin Volljakë  ka paralizuar qarkullimin në rrugën magjistrale Klinë-Gjakovë që nga ora 1:00 pas mesnatës.

Kompania e kontraktuar për punimet në këtë rrugë është duke u përpjekur të largojë masën e madhe të  dheut të shembur .  

Continue Reading

Trending