Connect with us

Ferizaj

Asfaltohet rruga ”Enver Topalli” në Ferizaj

Published

on

Në kuadër të investimeve kapitale që po realizon komuna e Ferizjat, sot filloi të bëhet asfaltimi dhe rikonstruimi i rrugës “Enver Topalli”. U tha se ky projekt e ka një rëndësi të veçantë, për faktin se lidh qytetin me shumë fshatra të tjerë të kësaj ane. Nga afër këto punime i ka përcjellur nënkryetari i komunës së Ferizajt, Naim Ferati .

“Ky projekt që po realizohet sot, është projekt mjaft i qëlluar për arsye se po bëhen investimet të reja sidomos në hyrje-daljet e qytetit siç është rruga “Enver Topalli”, rruga e cila do të fillojë shumë shpejt është “Bajram e Gursel Sylejmani”, por edhe rruga që tashmë ka filluar të punohet është edhe rruga e “Reçakut”. Po besoj që ky projekt do të përfundojë shumë shpejt dhe është një projekt i mirëpritur nga qytetarët, ky rikonstruim i rrugës përfshin edhe rregullimin e pusetave, edhe ngritjen e trotuareve për të siguruar qytetarët”, tha Ferati.

Kjo rrugë 500 metërshe, buxhetit të komunës i kushton rreth 50 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending