Connect with us

Ferizaj

Përmes ecjes nga Ferizaj deri në Jezerc, kujtohet sakrifica e të rënëve për liri

Published

on

Duke përshkuar rrugën që e kaluan para 20 viteve, e duke kënduar këngë për atdhe, të veshur me uniforma të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-luftëtarët e UÇK-së kujtuan çastet e rënda që kaluan pikërisht në malet e Jezercit.

Ecja nga Ferizaj deri në fshatin Jezerc, e cila u organizua në kuadër të aktiviteteve për 20 vjetorin e “Epopesë së lavdishme të Jezercit”, i ka rikthyer në kohë ish-luftëtarët e UÇK-së.  Veterani Nexhat Shahini, thotë se qenka ndjenjë e veçantë që pas 20 vitesh të veshësh unformën e ushtarit dhe të kalosh rrugën që para 20 viteve nuk ishte e lehtë.

“Një emocion i veçantë, rikthimi pas 20 vitesh në uniformë dhe përshkimi kësaj rruge për t’i përkujtuar të gjithë të rënët për liri në këtë ditë të veçantë përpos dhembjes ndjejmë edhe krenari që dikur shërbyem për çlirimin e vendit tonë, faleminderit  për organizatorët që na e dhuruan këtë emocion që pas 20 viteve t’i kthehesh uniformës ushtarake”,tha Shahini.

Kjo ecje nga qyteti deri në malet e Jezercit, u organizua nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni”. Pjesëmarrësit thanë se kjo është më e pakta që mund të bëjnë në nderim të atyre që dhanë jetën për liri.

“Ka 5 ditë që janë duke u organziuar aktivitete për 20 vjetorin e jubileut të Jezercit, prandaj edhe ne deshëm të kontribuojmë si shoqatë që ta shënojmë në mënyrën tonë këtë manifestim”, tha Besnik Reka nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni”.

“Për të nderuar ushtarët të cilët kanë dhënë jetën dhe janë flijuar në fshatin Jezerc ne e kemi bërë organizimin në bashkëpunim edhe me komunën, kemi organizuar një ecje dhe në të njëjtën kohë kemi pasur mundësi të kuptojmë rreth luftës dhe ngjarjeve të cilat kanë ndodhur në atë kohë”, tha Arbenita Topalli.

Me ecje nga Ferizaj deri në Jezerc, u përmbyllën aktivitetet që ishin organizuar për të shënuar 20 vjetorin e ”Epopesë së Jezercit”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.

“Janë ndaluar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë,  substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë  me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë  me gaz  me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta  të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra  me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Ferizaj

Qytetarëve u vijnë mesazhe mashtruese – Policia apelon për kujdes

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ditëve të fundit, disa qytetarëve u kanë ardhur mesazhe (SMS) mashtruese kinse të dërguara në emër të Policisë së Kosovës duke pretenduar se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke i ftuar ata të klikojnë në lidhje (linke) për të kryer pagesën e tyre.

Sipas Policisë, këto mesazhe janë të rreme dhe nuk janë dërguar nga institucionet e rendit dhe ligjit, pra janë mesazhe të dërguara si tentativë për mashtrim.

Policia paralajmëron qytetarët që nëse pranojnë ndonjë e-mail apo mesazh të dyshimtë, të veprojnë si në vijim:

Mos klikoni në linkun e dyshimtë;

Mos i jepni të dhëna personale apo bankare;

Mos kryeni pagesa përmes lidhjeve të dërguara me SMS;

Raportojeni rastin në stacionin më të afërt policor;

Kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna personale ose bankare;

Fshijeni menjëherë mesazhin e dyshimtë;

Qytetarët mund të raportojnë raste të tilla përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online dhe bashkëpunim me policinë për parandalimin e tyre.

#

Continue Reading

Trending