Connect with us

Ferizaj

USHAF-i bëhet me laborator të arkitekturës, dizajnit dhe teknologjisë së drurit

Published

on

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ka hapur sot dyert për të pritur me një ceremoni solemne studentët e regjistruar në vitin akademik 2018/19, e në veçanti ata të cilët për herë të parë nisin studimet në këtë universitet. Në këtë fillimvit akademik, USHAF-i bëri hapjen e laboratorit të arkitekturës, dizajnit dhe teknologjisë së drurit.

Rektori i Universitetit të Ferizajt Agron Bajraktari, tha se ky vit akademik po fillon me shumë risi, ku përveç hapjes së laboratorit, ai tha se kanë rritur edhe numrin e stafit akademik, gjë e cila do të ndikoj që vitin e ardhshëm të shtojnë katër programe të reja studimi.

“Tri arsye për të festuar më shumë se herave të tjera, ne sot kemi një laborator shumë modern dhe i teknologjisë së fundit, i cili na vjen si donacion nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ku studentët tanë do të kenë mundësi që njohuritë e tyre t’i rrisin edhe më tej. Arsyeja e dytë që ne mburremi shumë, është se në këtë vit stafi akademik me punë të rregullt është rritur edhe për 18, prej të cilëve 11 nga ta kanë gradën e doktorë shkencave, ndërsa të tjerët kanë gradën e magjistrit dhe arsyeja e tretë dhe më e rëndësishmja është ju studentë të ri të cilët jeni në numër kaq të madh dhe që fatin e keni pasur të jeni studentë tanë”, tha Bajraktari.

Hapjen e laboratorit të arkitekturës, dizajnit dhe teknologjisë së drurit, e mirëpritën studentët e Universitetit të Ferizajt.

 “Sot është bërë edhe hapja e laboratorit të arkitekturës ku besoj se do të ketë edhe laboratore të tjera që studentët të kenë mundësi sa më të mëdha”, tha kryetarja e Parlamentit Studentor të Univeristetit të Ferizajt, Xhyljeta Xhymshiti.

 “Jam në vitin e dytë të studimeve dhe tani me këtë laborator do të mundemi me bë pjesën praktike, po ashtu me zhvillu anën tonë kreative përmes këtyre makinave”, tha Resul Qorrolli, student i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit.

Këtë vit në Universitetin e Ferzajt janë regjistruar mbi 400 studentë në katër programe studimi, si Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikës, Fakulteti i Menaxhimit dhe Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.

“Janë ndaluar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë,  substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë  me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë  me gaz  me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta  të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra  me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Ferizaj

Qytetarëve u vijnë mesazhe mashtruese – Policia apelon për kujdes

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ditëve të fundit, disa qytetarëve u kanë ardhur mesazhe (SMS) mashtruese kinse të dërguara në emër të Policisë së Kosovës duke pretenduar se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke i ftuar ata të klikojnë në lidhje (linke) për të kryer pagesën e tyre.

Sipas Policisë, këto mesazhe janë të rreme dhe nuk janë dërguar nga institucionet e rendit dhe ligjit, pra janë mesazhe të dërguara si tentativë për mashtrim.

Policia paralajmëron qytetarët që nëse pranojnë ndonjë e-mail apo mesazh të dyshimtë, të veprojnë si në vijim:

Mos klikoni në linkun e dyshimtë;

Mos i jepni të dhëna personale apo bankare;

Mos kryeni pagesa përmes lidhjeve të dërguara me SMS;

Raportojeni rastin në stacionin më të afërt policor;

Kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna personale ose bankare;

Fshijeni menjëherë mesazhin e dyshimtë;

Qytetarët mund të raportojnë raste të tilla përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online dhe bashkëpunim me policinë për parandalimin e tyre.

#

Continue Reading

Trending